Ditën e nesërme pritet të rikthehet normaliteti në aeroportin e Rinasit ku do të rinisin fluturimet komerciale me udhëtarë, ndërsa është publikuar edhe lista e fluturimeve të planifikuara për ditën e nesërme.
Aeroporti i Rinasit, nëpërmjet një postimi në Facebook, thotë se oraret e publikuara, janë ndryshuar nga kompanitë ajrore.
Po ashtu, udhëtarëve i kërkohet që të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara udhëtimit dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe se maskat janë të detyrueshme gjatë udhëtimit.
“Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e Premte, datë 9 Prill janë sipas linkut referuar në këtë postim. Oraret janë subjekt ndryshimi nga kompanitë ajrore. Dy fluturimet e sotme që nuk u bënë, Bergamo dhe Dortmund, do të bëhen nesër sipas orarit të mësipërm. Ju lutemi pasagjerëve të këtyre dy fluturimeve që të paraqiten nesër në TIA me të njëjtën biletë. Ju lutemi të gjithë pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara udhëtimit dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese. Në lidhje me afatin e tamponit, ju lutem kontaktoni kompanitë ajrore nëse do të pranojnë tamponin që keni bërë. Pranimi i tamponit, është subjekt i kompanive me të cilat fluturoni”, thuhet në njoftim.
Lista e fluturimeve të planifikuara për nesër, publikuar nga Aeroporti i Rinasit
Lajmi kryesor: