Politikë

Evropa ‘zbret’ në Tiranë, nesër samiti i Komunitetit Politik, mbledh 47 liderë! Diskutime për sigurinë në BE dhe luftën në Ukrainë (AXHENDA)

15 Maj, 10:59| Përditesimi: 15 Maj, 20:43

  • Share

Në Tiranë kanë nisur të mbërrijnë një pjesë e liderëve që do të marrin pjesë në Samitin e 6-të të komunitetit Politik Evropian. Të premten e 16 majit, me mbajtjen e këtij takimi, Shqipëria do të kthehet në kryeqendrën e Evropës, me 47 udhëheqës nga BE, NATO e Britania.

Ditën e sotme, do të mbërrijnë në Tiranë në kuadër të samitit liderët e shteteve: Maqedonia e Veriut, Andora, Qipro, Azerbajzani, Polonia, Bullgaria, Mali i Zi, Serbia, Holanda, Finlanda, Lituani, Spanja, dhe Kosova, e cila do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani. Edhe Greqia do të përfaqësohet në nivel presidencial.

Nesër kryeministri Edi Rama do ta nisë ditën me disa takime që do t’i paraprijnë samitit të Komunitetit politik Evropian. Parashikohet që ai të ketë bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, e më pas me homologun spanjoll Pedro Sanchez. Në total, gjatë ditës, Rama do të ketë 10 takime dypalëshe me homologë të ndryshëm evropianë, përfshirë kryeministren italiane Giorgia Meloni, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidentin turk Rexhep Erdogan. Nuk do të mungojnë as takimet bilaterale mes udhëheqësve të vendeve të ndryshme.

Samiti i nis punimet paradite i bashkëdrejtuar nga kryeministri Rama dhe presidenti i Këshillit Evropian Costa. Agjenda parashikon 3 tryeza të rrumbullakëta me fokus në rritjen e konkurrencës dhe sigurisë evropiane përmes inovacionit dhe qëndrueshmërisë. Po ashtu do të zhvillojnë punimet edhe dy seanca plenare.

Tema e takimit është "Evropa e re në një botë të re: Unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”. Udhëheqësit pritet të diskutojnë sigurinë e Evropës, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën, mbrojtjen evropiane si dhe aftësinë për reagim ndaj kërcënimeve të ndryshme. Pjesë e samitit të 6-të Komunitetit Politik Evropian do të jetë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Punimet mbyllen me një konferencë për shtyp të kryeministrit Rama dhe homologes nga Danimarka, ku doi të mbahet samiti i radhës.

Nesër pritet të vijnë liderët e vendeve: Belgjika, Austria, Turqia, Hungaria, Koraci, Slloveni, Çeki, Sllovaki, Franca dhe Ukraina. Çdo 5-10 minuta nesër në aeroportin e Rinasit pritet të zbresë nga një delegacion. Mësohet gjithashtu se gjatë samitit pritet të firmoset edhe një marrëveshje me Italinë në fushën e shëndetësisë.

E shtuna e 17 majit, do të jetë sërish një ditë e ngarkuar me dy vizita të tjera zyrtare, atë të presidentes së Moldavisë, Maja Sandu dhe më pas atë të presidentit francez Emnanuel Macron. Ky i fundit, në vizitën e tij të dytë zyrtare në Tiranë, brenda një viti e gjysëm, do të shoqërohet këtë herë dhe nga bashkëshortja.

Rama dhe Macron do të kenë nga një fjalë hapëse në forumin ndërkombëtar ekonomik që mbahet në kryeqytet “Iniciativa e Investimeve të së Ardhmes”. Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte do të inaugurojnë shkollën teknologjike “Ecole 42” në Tiranë dhe një tjetër shkollë të teknologjisë së informacionit në Korçë.

AXHENDA E PLOTË E SAMITIT
10:00 – Mbërritje 
11:00 – Ceremonia e hapjes
11:30 – Foto familjare
11:45 – Seanca e parë plenare
13:00 – Dreka zyrtare
14:30 – Tryeza tematike
15:45 – Takime dypalëshe midis Kryetarëve të Delegacioneve
17:30 – Seanca plenare mbyllëse
18:30 – Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Danimarkës (pritesi i radhës)

Liderët dhe zyrtarët që do të marrin pjesë:

1.       Antonio Costa, Presidenti i Këshillit Evropian

2.       Robert Abela, kryeministri i Maltës

3.       Albert II, princ i Monakos

4.       Ilham Aliyev, presidenti i Azerbajxhanit

5.       Luca Beccari, Ministër i Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Ekonomik Ndërkombëtar dhe Telekomunikacionit të San Marinos

6.       Alain Berset, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës

7.       Ilie Bolojan, Presidenti i Përkohshëm i Rumanisë

8.       Nikos Christodoulides, president i Qipros

9.       Zeljka Cvijanovic, kryetare e presidencës së Boshnjes dhe Hercegovinës

10.    Bart De Wever, Kryeministri i Belgjikës

11.    Rexhep Tayip Erdogan, president i Turqisë

12.    Xavier Espot Zamora, kryeministër i Andorës

13.    Petr Fiala, kryeministër i Republikës Çeke

14.    Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë

15.    Mette Frederiksen, kryeministre e Danimarkës

16.    Luc Frieden, kryeministri i Luksemburgut

17.    Kristrún Mjöll Frostadóttir, kryeministre e Islandës

18.    Jonas Gahr Støre, kryeministri i Norvegjisë

19.    Robert Golob, kryeministri i Sllovenisë

20.    Brigitte Haas , kryeministre e Lihtenshtajnit

21.    Rosen Zhelyazkov, kryeministri i Bullgarisë

22.    Kaja Kallas, Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian

23.    Karin Keller-Sutter, Presidente e Konfederatës Zvicerane

24.    Irakli Kobakhidze, kryeministri i Gjeorgjisë

25.    Ulf Kristersson, kryeministri i Suedisë

26.    Emmanuel Macron, presidenti i Francës

27.    Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë

28.    Friedrich Merz, kancelari i Gjermanisë

29.    Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Evropian

30.    Kristen Michal, kryeministër i Estonisë

31.    Hristijan Mickoski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut

32.    Jakov Milatoviç, president i Malit të Zi

33.    Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë

34.    Petteri Orpo, kryeministër i Finlandës

35.    Vjosa Osmani, presidente e Kosovës

36.    Gintautas Paluckas, kryeministër i Lituanisë

37.    Nikol Pashinyan, kryeministër i Armenisë

38.    Andrej Plenković, kryeministër i Kroacisë

39.    Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO

40.    Maia Sandu, presidente e Moldavisë

41.    Dick Schoof, kryeministër i Holandës

42.    Evika Siliņa, kryeministre e Letonisë

43.    Feridun Sinirlioglu, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së

44.    Keir Starmer, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar

45.    Christian Stocker, kancelari i Austrisë

46.    Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës

47.    Konstantinos Tassoulas, president i Greqisë

48.    Donald Tusk, kryeministër i Polonisë

49.    Ursula Von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian

50.    Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë

51.    Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës

 

(Kliko këtu për të lexuar axhendën e plotë) 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?