Foto ilustruese

Kronikë

Nesër samiti i SEECP në Tiranë, policia njofton planin e masave: Ja rrugët që do të bllokohen

15 Qershor, 13:06| Përditesimi: 15 Qershor, 15:15

  • Share

Policia e Tiranës ka njoftuar se e hëna e 16 qershorit do të shoqërohet me kufizim të përkohshëm të levizjes për qytetarët, për shkak të masave të marra për zhvillimin në kryeqytet të Samitit të SEECP. Ndalimi i qarkullimit do të jetë në harkun kohor të ardhjes së delegacioneve dhe në ikjen e tyre.

Të bllokuara do të jenë segmentet rrugore, Aeroporti i Rinasit – Autostrada Durrës-Tiranë – Unaza e Re – Rruga e Elbasanit – Rruga “George W. Bush” – Rruga “Dervish Hima”.  

Gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ndalohet përkohësisht qarkullimi, parkimi i automjeteve dhe lëvizja e këmbësorëve në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e Dibrës. Policia bën me dije se orari i kufizimeve do të përcaktohet në varësi të mbërritjes së delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.

"Në ardhje të delegacioneve: Aeroporti i Rinasit– Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit– Rruga “George ë Bush” – Rruga “Urani Pano”-Rruga “Dervish Hima”.
Në largim të delegacioneve: Rruga “George  W Bush” – Rruga e Elbasanit– Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i  Kasharit – Aeroporti i Rinasit.

Gjithashtu, po me datë 16.06.2025, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e DIbrës.

Orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.", njofton policia. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?