Kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj ka reaguar në rrjetin social Facebook për ditën e parë të Parlamentit që mbahet nesër.
Lapaj thotë se votat që morën në të gjithë Shqipërinë, do të duhet të përfaqësoheshin në Parlament me 6-7 deputetë, por sistemi aktual nuk e lejon.
Adriatik Lapaj shprehet se në Kuvend do të bëjnë betejë me Edi Ramën dhe Sali Berishë, të cilët i akuzon si “pengmarrësit e Shqipërisë”.
“Në këtë legjislaturë ne do të përfaqësohemi juridikisht me një mandat deputeti, të cilin do të dëshironim të vinte nga radhët e listave të hapura. Por që sërish sistemi përdori gjithë marifetet e veta për të mos e lejuar si standard demokratik. Lëvizja Shqipëria Bëhet është një lëvizje që është krijuar në konceptin e garës dhe meritokracisë, e ne do të vazhdojmë të luftojmë gjatë këtyre 4 viteve për depolitizimin e administratës zgjedhore, për hapjen e listave, për ligjin për referendumet, për demokratizimin e Shqipërisë dhe kundër atyre që kanë ngritur një sistem që e ka marrë peng vendin tonë. Thënë kështu, nuk mund të jemi ndryshe përveç se përballë autorëve të pengmarrjes së Shqipërisë, Edi Ramës dhe Sali Berishës”.
Nisma Shqipëria Bëhet përfqësohet vetëm me Ana Dajkon në parlament, ndërsa Lapaj premton se beteja politike do të vijojë edhe në rrugët e vendit.
“Në këtë legjislaturë, ne do të përfaqësohemi nga deputetja znj.Ana Dajko e cila do të paraqesë në mënyrë periodike projektligjet e formuluara nga ekipi juridik i lëvizjes Shqipëria Bëhet për të përfaqësuar nevojën për ndryshim të problematikave të fushave të ndryshme të jetës së qytetarëve. Juridikisht do të shihemi në Parlament, politikisht do të shihemi rrugëve të atdheut”.
Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të mblidhet nesër në një seancë formale, ku do të betohen deputetët e rinj.
Komente

Po ik o mashtrues ordiner ne lista kishe gjith kusherijt brezi pare, plus vjerrin e vjerren ne lista, turp turp haram i pac 64 mij vota, as 64 vota nuk do i besh ma ne jeten tende, ate vjen turp qe del neper studio, mashtrove e Elton Lasken qe desh la shpirtin pas teje o mashtrues,
Përgjigju