Kuvendi i Shqipërisë

Nesër seanca e parë, sfidat dhe vendimmarrjet e rëndësishme të Kuvendit në këtë sesion parlamentar

17 Janar 2021, 17:03| Përditesimi: 17 Janar 2021, 17:11

  • Share

Ditën e nesërme (18 janar) Kuvendi i Shqipërisë do të fillojë sesionin e ri parlamentar për vitin 2021. Seanca e parë për këtë vit do të fillojë në orën 17:00.

Shqiptarja.com ka mësuar se qeveria ka dërguar në Kuvend aktin normativ me tekstin e marrëveshjes sekrete me kompaninë Pfizer Export BV për blerjen e një sasie të vaksinës kundër COVID-19. Me kërkesë të kompanisë, marrëveshja do të mbahet e fshehtë, duke përfshirë të gjitha elementet si çmimi, sasia, afatet e dorëzimit, transporti, hyrja në Shqipëri, administrimi etj.

Gjithashtu, të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur aktit normativ. Kuvendi ka njoftuar më herët se pritet të miratojë vaksinën Pfizer në seancën parlamentare më datë 28 janar.

Gjatë këtij sesioni parlamentar, Kuvendi pritet të shqyrtojë e të miratojë një sërë projektligjesh. Mes 50 nismave ligjore që do të shqyrtohen para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, disa prej tyre pritet të prodhojnë polemika dhe debate, për shkak të përmbajtjes së tyre.

Çështjet e nxehta të sesionit të ri parlamentar:

Drafti për Presidencën
Kodi i ri Penal
Ndryshimi i Kodit të Familjes
Ndryshimi i Kodit Detar 
Ndryshimi i Kodit Rrugor
Ligji i për Gardën e Republikës
Projektligj për ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit
Projektligj për privilegjet e krerëve të drejtësisë së re pas largimit nga detyra
Ndryshimi i ligjit për sektorin minerar
Ligji për disiplinën në ushtri
Ligji për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse
Ligji për referendumet
Ligji për amnistinë fiskale
Ndryshime në ligjin për statusin e deputetit
Ligji për azilin në Shqipëri
Ligji për të huajt
Ligji për Agjencisë e Mbikëqyrjes Policore

Rendi i ditës së Parlamentit 18 janar

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?