VIDEO/ Degjeneron seanca, deputeti i Rithemelimit Nallbati grusht kolegut socialist, Vullnet Sinaj! Përjashtohet! Deputetët e Berishës krijojnë kaos, 'pushtojnë foltoren'

30 Tetor 2023, 07:02| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 22:37

  • Share

TIRANE - Sali Berisha i akuzuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të Klubit Partizani, i cili nuk paraqitet në gjykatë dhe në masë sigurie “detyrim paraqitje”, bashkë me disa deputetë të tij, që e ndjekin nga pas për çdo episod dhune, - siç kishin paralajmëruar skenar kaosi - bllokuan edhe këtë të hënë, 30 tetor 2023, punimet e Kuvendit. 
Duke tentuar të përsërisnin skenarin e seancës së 19 tetorit pas së cilës u përjashtuan 23 deputetë të Rithemelimit, mes tyre dhe Sali Berishën dhe Gazment Bardhin.

Seanca nisi me tensione dhe debate kur deputetë Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka etj, bllokuan fillimisht foltoren dhe kërkuan largimin e Gardës e cila nuk i lejonte të afroheshin tek karriget e ministrave dhe të kryetares së Kuvendit.

Ata fikën mikrofonat kur kryeparlamentarja Lindita Nikolla u jepte të drejtën e fjalës deputetëve socialistë

Në momentin që Vullnet Sinaj, nga pala e maxhorancës, ka marrë fjalën nga vendi, deputetët e opozitës nuk e lejuan, dhe më pas u përshkallëzua deri në përplasje fizike. Ishte deputeti Bledion Nallbati ai i cili i mbylli mikrofonin Sinajt e më pas tentoi ta grushtojë.

Pas ketij incidenti, ndërsa deputetja Teuta Ramaj po fliste për problematikat e evidentuar nga zgjedhësit e saj në Vlorë, deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka i kanë kërkuar që të ndalonte duke e penguar.
“Turp, turp. Nuk mund të mbrosh një kriminel”, shprehej Noka teksa fliste Ramaj.

Por siç shikohet ne këto foto, agresiviteti i Flamur Nokës, tmerroi edhe deputeten më të moshuar Luljeta Bozdon. Flamur Noka dhe deputetët e tjetër të Foltores, iu vërsulën shumë deputetëve socialistë, pse donin të flisnin në sallën e Kuvendit, por ndryshe ndodhi me një deputet socialist.

Ndërsa fliste deputeti Florenc Spaho, askush nuk guxoi të afrohej.

Seanca zgjati vetëm disa minuta dhe pas përplasjes fizike, gazetarët u larguan nga salla. Seanca rinisi me njoftimin e përjashtimit të deputetit Bledjon Nallbati por dhe këtë herë nuk zgjati më shumë se disa minuta pasi opozita vijoi skenarin e kaosit.

"Keni ardhur me paramendim për të bllokuar seancën” i tha Nikolla deputetëve të opozitës dhe më pas ndërpreu seancën.

Jashtë Kuvendit Gazmend Bardhi paralajmëroi se do të vijojë sërish këtë skenar duke akuzuar maxhorancën se po synon të asgjësojë opozitën. Nga ana e socialistëve, kreu i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi paralajmëroi se do të merren masa për të ndaluar skenaret e kaosit që opozita kishte ndërmarrë për të mos lejuar zhvillimin e seancave normale parlamentare.

Ora 21:54
Deputeti i Elbasanit Spaho “tremb” grupin e Rithemelimit, i drejtohet Bardhit: Mos e bëj gabimin të vish këtu

1698699620_cde.JPG

Deputeti i Elbasanit Florenc Spaho, duket se nuk është “frikësuar” nga sjelljet e opozitës në Kuvend ditën e sotme, duke mos ngurruar të marrë fjalën.

Në momentin që merr fjalën nga vendi i tij, Spaho i drejtohet deputetëve demokratë Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, duke i paralajmëruar të mos i afrohen vendit të tij dhe të mos tentojnë t’i bllokojnë fjalën.

Duket se paralajmërimet në mënyrë stoike të deputetit Spaho kanë stepur Nokën dhe Bardhin të uzurpojnë vendin ku ai ishte ulur duke i marrë kartë dhe bllokuar fjalën, siç bënë me disa deputetë të tjerë.

 “Zoti Bardhi nuk do vish këtu, ti nuk  vjen dot s’e e ke marrë përgjigjen në Elbasan. Mos e bëj gabimin të vish këtu”,-tha Spaho drejtuar Bardhit.

Ora 20:27
VIDEOLAJM/ Skenari për prishjen e seancës, Paloka 'vegël' e Berishës, heq fishat për të mbyllur mikrofonat e deputetëve

Sali Berisha i akuzuar për korrupsion në cështjen e privatizimit të Klubit Partizani, i cili nuk paraqitet në gjykatë dhe në masë sigurie “detyrim paraqitje”, bashkë me disa deputetë të tij, që e ndjekin nga pas për çdo episod dhune, siç kishin paralajmëruar skenar kaosi, bllokuan edhe këtë të hënë, (30 tetor) punimet e Kuvendit.

Në një video të siguruar nga Report Tv duket që Edi Paloka ngjitet në llozhe ku duket se shkëput disa fisha duke u përpjekur të heqë audion e mikrofonave të deputetëve.

Ora 19:42
'Si more guximin të ngresh dorë!' Pas grushtit në seancë Vullnet Sinaj sqarohet me Nallbatin jashtë! Ja çfarë u tha mes tyre

 

Përplasja mes deputetit demokrat, Bledjon Nallbati me deputetin socialist, Vullnet Sinaj ka vijuar edhe jashtë ambienteve të Kuvendit.

Shqiptarja.com zbardh debatin mes tyre jashtë.

Vullnet Sinaj: Si merr guximin të ngresh dorë

Bledjon Nallbati: Unë mora kartën t’i ngrite dorë

U desht ndërhyrja e deputetëve të tjerë për të shmangur sërish një përplasje tjetër fizike mes tyre. 

1698691629_if.jpg

Foto: Deputeti i PS-së Vullnet Sinaj dhe deputeti i opozitës Bledjon Nallbati sqarohen jashtë kuvendit pas përplasjes në seancë
Ora 19:30
Kaosi në Kuvend përmes fotove! Rithemelimi në këmbë, presione dhe përplasje fizike! Taktikat e dhunshme që përdori për të bllokuar punimet

 

Kaos, dhunë dhe përplasje fizike. Kështu mund të përkufizohet seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Taktikat e grupit të Foltores për të bllokuar vijimin e seancës kanë qenë mbyllje mikrofonash si duke marrë kartat e votimeve. Gjithashtu, ata përplasin edhe dorën në tavolina, apo iu grisin fjalimet deputetëve socialistë. Nuk mungoi as përplasja fizike mes tyre, ndërsa vulën ia vuri Bledjon Nallbati i cili shtyu dhe goditi shkarazi me grusht deputetin e PS Vullnet Sinaj. Report Tv sjell përmes fotove disa situata.

Ora 19:21
Goditja e deputetit socialist në parlament/ Çuçi: E patolerueshme, Garda të sigurojë mbarëvajtjen e seancës

 

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi e ka cilësuar të patolerueshme veprimin e deputetit demokrat Bledion Nallbatit, i cili godet me grusht dhe i merr kartën deputetit socialist Vullnet Sinës.

“Ato akte janë të patolerueshme. Ky është shteti ligjor, kjo është bashkëjetesa në një shtet demokratik. Nuk është i vetmi instrument t’i hiqet karta kolegut apo të gjuhet me grusht kolegu në seancë plenare.”- tha Çuçi.

“Nuk do të ndodhë më që të ndërpresë punën Parlamenti. Një seancë ishte ajo që ndodhi, ishte në mirëbesim. Kërkuan të bëjnë një mbledhje të grupit Parlamentar. Është detyra e Gardës të garantojë mbarëvajtjen e seancës plenare. Këtu ka një qëndrim që kolegët e opozitës mendojnë se mund ta zgjidhin ashtu. Ne mendojmë se ka ligj e Kushtetutë.”-shtoi ai.

Ora 18:59
Çuçi për Komisonet Hetimore: Akuzat e Bardhit të pavërteta, kemi diskutuar gjerë e gjatë me opozitën

 

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka hedhur poshtë akuzat e deputetit demokrat Gazment Bardhi, i cili është shprehur se maxhoranca ka rrëzuar 8 Komisione hetimore pa dhënë asnjë shpjegim.

Në një deklaratë për mediat, pas mbylljes së seancës parlamentare plot tensione ditën e sotme, Çuçi shprehet se për Komisinet Hetimore është bërë konsultim dhe me opozitarët në Kuvend.

“Ne do të vijojmë të miratojmë projektligjet që janë në të mirën e të gjithë shqiptarëve. Nuk është e thënë që çdo amendim që vjen nga opozita duhet ta pranojmë. Nuk e kemi ne detyrimin të miratojmë amendamentet e opozitës. Ndodh kur amendimet janë të vlefshme. Për Komisionet hetimore është e drejtë e opozitës që të ngrihen, por dhe sipas Gjykatës Kushtetuese nuk duhet abuzuar me këtë të drejtë. Dëgjova dhe kolegun Bardhi që tha se nuk na kanë dhënë shpjegime. Nuk është e vërtetë. Ne kemi diskutuar gjerë e gjatë, kemi dhënë argumentet tona. Diskutimet ishin shteruese.”, tha Çuçi

Ora 18:30
Nën hetim për aferën 'Partizani', Monika Kryemadhi merr në mbrojtje Berishën: Është një i përndjekur politik

 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pas seancës plenare u pyet edhe për akuzat ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Berishën e ka quajtur të përndjekur politik.

“Për mua, Arbër Malltezi është i burgosur politik. Sali Berisha është një i përndjekur politik. Ju e njihni Berluskonin. Ka pasur 475 çështje por nuk i ka hequr pasaportën. Ajo që unë theksoj është që loja politike që përdoret për mua është shumë e shëmtuar dhe krijon terror. Janë 16 pronarë dhe pse duhet të arrestohet njëri dhe jo të 16-të me logjikë?! Këtu është problemi i mos funksionimit të shtetit", tha ajo.

Ora 18:29
Bledi Çuçi: Dhuna ndaj Vullnet Sinës e papranueshme! Opozita me skenar të qartë për të prishur me çdo formë seancat parlamentare

 

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi e quajti të papranueshme dhunën e deputetit të Rithemelimit Nallbati ndaj deputetit socialist Sina.

Në një prononcim për median jashtë kuvendit Çuçi lajmëroi se do të merren masa me qëllim që të mos përsëriten më skena të tilla.

“Skena e sotme në seancën plenare ishte e papranueshme. Opozita ishin përgatitur për këtë skenar. Është i qartë skenari i atyre për të prishur me çdo formë seancat plenare por ju garantoj se kjo gjë nuk do të ndodhë më” tha Çuçi.

Ora 18:24
Dhuna e kaosi i Rithemelimit do të vijojë, e paralajmëron Gazmend Bardhi

Në një prononcim për median jashtë Kuvendit, deputeti Gazmend Bardhi deklaroi se do të vijojë aksioni i krijimit të kaosit në Kuvend si aksion për të ndaluar maxhorancën që kërkon të asgjësojë opozitën

"Sa kohë ne nuk lejohemi të bëjmë punën tonë, maxhoranca ka vendosur asgjësimin e parlamentit. Përmes asgjësimit të opozitës maxhoranca kërkon që të ketë një parlament njëpartiak ne deputetët e opozitës jemi të vendosur për të mos lejuar normalitetin në seanca plenare"  tha Bardhi

Ora 18:21
VIDEO/ Noka i papërmbajtshëm në Kuvend, i bllokon mikrofonin dhe kap me duar Bujar Çelën

 

Pas një përplasje fizike në nisje të seancës deputetët demokratë kanë penguar socialistët në fjalimet e tyre. Flamur Noka duke u munduar t’i fikte mikrofonin shihet që kap nga duart deputetin Bujar Çela. Ky nuk është i vetmi rast pasi shihet që Noka ka vijuar këtë "skenar" me shumë deputetë të PS.

Ora 18:13
FOTO/ Dhuna dhe kaosi, fytyra e vërtetë e Berishës që u shfaq edhe sot në Kuvend sa tmerroi dhe deputeten Luljeta Bozdo

 

Skenari i Sali Berishës dhe i deputetëve të Rithemelimit ishte i qartë, krijimi i kaosit për të penguar zhvillimin normal të seancës parlamentare.

Me peshën e rëndë të akuzës së ngritur në SPAK për korrupsion për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani Berisha tregoi edhe një herë atë që di të bëjë më mirë. Dhunën.

 Në një foto të LSA Flamur Noka, një mbështetës i fortë i Sali Berishës ishte të përleshej me këdo, dhe sjellja e tij duket se ka tmerruar dhe deputeten socialiste Luljeta Bozdo.

Ora 18:12
Kryemadhi: Kam pasur plot fletë-thirrje nga SPAK për inceneratorët, pres të më thërrasin edhe për operacionet plastike

 

Ndërsa deputetët e majtë dhe të djathtë lanë sallën e kthyer në skenë dhune dhe përplasjesh, që në nisje të seancës, Monika Kryemadhi u ndal për të folur me mediat rreth asaj që ndodhi në parlament.

Teksa u pyet mbi hetimet e SPAK, në lidhje me një “mal” me dosje kundër saj dhe Ilir Metës, Kryemadhi tha se ka marrë shumë fletë-thirrje nga Prokuroria e Posaçme, kryesisht në lidhje me inceneratorët.

Ndërsa ironizoi thirrjet e shpeshta nga SPAK, ajo tha se pret të thirret për të dëshmuar edhe mbi operacionet plastike.

“Unë fletëthirrje kam pasur shumë nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit, pres të më thërrasin e dhe për operacionet plastike”, tha Kyremadhi.

Ora 18:10
A ka fletë-thirrje nga SPAK për Metën?/Kryemadhi: Edhe mund të ketë për Ilirin! I kthehet: Mund të ketë edhe për dashnorët e dashnoret e gazetarëve

 

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi nuk ka arritur të përmbahet në momentin që është pyetur nëse ka ndonjë fletë-thirrje nga SPAK për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.

“Po edhe mund të ketë. Çfarë problemi ka? Mund të ketë edhe për 200 çështje. Për ne fletë-thirrje nuk ka, po fletë-thirrje mund të ketë dhe për dashnoret dhe dashnorët e  gazetarëve.”-u shpreh Kryemadhi.

Ora 18:08
Dhuna në Kuvend/ Kryemadhi: Mbështes çdo aksion opozitar, Rama ka thënë që druri ka dalë nga xheneti

 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas seancës plenare në Kuvend ditën e stome, e cila zgjati shumë pak për shkak të përplasjeve të ashpra fizike dhe verbale mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

E pyetur nga gazetarët nëse linjëzohet me sjelljen e sotme të deputetëve të opiztës në Kuvend, Kryemadhi deklaron se mbështet çdo aksion opozitar.

“Mbështes çdo aksion opozitar.

Rama ka thënë që druri ka dalë nga xheneti.

Kur nuk funksion llogjika nganjëherë funksionon dhe llogjika e forcës.”-u shpreh Kryemadhi.

Ora 18:07
VIDEO/ Sherri nuk mbyllet në Kuvend, Nallbati dhe Sinaj përplasen edhe në oborr, deputetët ndërhyjnë për t'i ndarë

 

Përplasja mes deputetit demokrat, Bledjon Nallbati me deputetin socialist, Vullnet Sinaj ka vijuar edhe jashtë ambienteve të Kuvendit. U desht ndërhyrja e deputetëve të tjerë për të larguar Nallbatin për të shmangur një përplasje tjetër fizike.

Shqiptarja.com zbardh debatin mes tyre jashtë.

Vullnet Sinaj: Si merr guximin të ngresh dorë

Bledjon Nallbati: Unë mora kartën t’i ngrite dorë

Ora 18:03
Po përdor parlamentin për betejën me drejtësinë? Pas kaosit në Kuvend Berisha shmang pyetjet dhe përplaset me gazetarët: Do përdoren të gjitha format e qëndresës

 

Pas kaosit dhe sjelljeve të dhunshme nga Kuvend nga ana e tij dhe e deputetëve të Rithemelimit Sali Berisha jashtë seancës është përplasur dhe me gazetarët pasi u pyet nëse po e përdor parlamentin dhe deputetët që e mbështesin për betejën e tij me drejtësinë, e cila e la në masë sigurie “detyrim paraqitje” për aferën e ish-kompleksit Partizani.

Po mbrojmë kushtetutën që është jetike. Të mbrohet kushtetuta nga kriminelë si Edi Rama”, tha Berisha.

“Mazhoranca mund të përjashtojë deputetët por popullin nuk e përjashton dot. Do përdoren të gjitha format e qëndresës parlamentare, ne jemi të vendosur të mbrojmë pluralizmin demokrat”, shtoi më tej ai.

Ora 18:02
Përplasjet fizike dhe dhunë në Kuvend, mbyllet seanca parlamentare

1698684868_Screenshot4.jpg

Ashtu sikurse dhe pritej, tensione dhe përplasje kanë shoqëruar seancën e sotme parlamentare.

Duke përsëritur skenarin e javës së kaluar, Sali Berisha dhe deputetët e Rithemelimit ia arritën qëllimit pasi krijuan kaos dhe ndërprerë punimet e parlamentit.

Seanca u mbyll, ndërsa deputetët vijuan diskutimet edhe jashtë sallës.

Ora 17:59
FOTOSEKUENCA e përplasjes fizike në Kuvend, Nallbati - Sina! Deputeti i Rithemelimit tentoi t'i mbyllte mikrofonin! Si u parandalua përshkallëzimi i situatës

Shqiptarja.com sjell me foto momentin e përplasjes fizike mes deputetit të Rithemelimit Bledjon Nallbati dhe deputetit të Vlorës Vullnet Sina.

Në momentin kur ai po fliste i janë deputetët e PD.  

Ndërsa ka filluar përplasja mes dy deputetëve Nallbati dhe Sina kanë ndërhyrë deputetët e tjerë për të ndalur përshkallëzimin e situatës.

Fotot janë të LSA.

 

Ora 17:42
Bardhi tenton të çajë kordonin e gardës për të shkuar drejt Nikollës

1698684240_tereeeeeeeeeee.jpg

Gjatë përplasjes fizike dhe verbale mes deputetëvë ditën e sotme në parlament, deputeti demokrat Gaz Bardhi ka tentuar të çajë kordonin e punonjësve të gardës për të shkuar drejt kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës.

Ora 17:40
Nikolla i thotë Bardhit: Keni ardhur me paramendim për të bllokuar seancën

1698683931_kuvend.jpg

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla akuzon deputetët e Rithemelimit se “kanë ardhur me paramendim për të bllokuar seancën.”
Deputetët e Rithemelimit kanë bllokuar foltoren ndërsa deputetët e PS-së po flasin nga karriget e tyre

Me pretendimin se do fliste për procedurë Bardhi mbajti fjalën në foltore ku akuzoi maxhorancën se po dikton opozitën.

Pas disa minutash Nikolla i ndërpreu fjalën pasi i tha se nuk po fliste për procedurë. 

 

 

Ora 17:37
Dhunë në Kuvend, Noka përplaset me gardën

 

Deputeti i PD-së Flamur Noka, i cili ka bërë “zhurmuesin” që nga nisja e seancës, duke mos lejuar deputetët e PS-së të flasin është përplasur fizikisht me gardën.

Noka shihet teksa shtyn me duar rojen e gardës, teksa ky i fundit nuk e lejon t’ju afrohet deputetëve.

Ora 17:34
Kuvendi në kaos, Berisha s'lëshon foltoren: Asgjë nuk do të mund të kaloni, beteja jonë nuk ka të ndalur

 

Teksa Kuvendi u “pushtua” nga kaosi dhe tensioni, që në nisjen e seancës parlamentare, ish-kryeministri Sali Berisha bllokoi foltoren dhe u fut live në Facebook, ndërsa të tijtë nuk lejojnë deputetët e tjerë të flasin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për dhunën, duke thënë se ishte një provokim për opozitën, teksa bën thirrje se beteja nuk ka të ndalur. 

“Siç e shihni, banda Rama ka vetëm një qëllim, të mbrojë Edi Ramën nga krimet e tij të shëmtuara, nga vjedhjet monstruoze, të mbrojë familjen e tij nga pasurimi i paligjshëm, të mbrojë lidhjet e tij me drogën, me Pëllumb Gjokat, me Luftar Hysat.

Të mbrojë vjedhjet e mëdha që u bën shqiptarëve, të mbrojë dhunimin e votës. Por Edi Ramës i ka ardhur fundi.

Opozita është e vendosur që këtë betejë në parlament të mbrojë me të gjithë forcën, gjer në sakrificë sublime, të drejtat e saj kushtetuese.

Ky është parlamenti i një bande, i kriminelëve, i hajdutëve, i atyre që nuk kanë ligj e as moral, nuk kanë kushtetutë. E kanë shndërruar parlamentin në një strofull trafikantësh, hajdutësh, në një strofull të mafies së tyre shtetërore.

Dëgjoni parlamentin, ky është parlamenti i Edi Ramës i cili funksionon si repart garde, dhe nuk funksionon më si institucion i deputetëve.

Turp, turp e një mijë herë turp.

Një histori turpi, histori horrash.

Asgjë nuk do të mund të kaloni. Ta dini të qartë se beteja jonë nuk ka të ndalur. Këtu do të jemi”, tha Berisha nga foltorja mes kaosit.

Ora 17:31
Goditi me grusht deputetin e PS, përjashtohet nga seanca Bledion Nallbati

 1698689239_vullnetsina.jpeg

Deputeti demokrat, Bledjon Nallbati është përjashtuar nga seanca plenare e kësaj të hëne pasi u përplas fizikisht me deputetin socialist, Vullnet Sinaj. Nallbati e ka goditur me grusht.

Ora 17:30
Bardhi drejtuar mazhorancës: Jeni të mbuluar çdo ditë nga skandalet dhe doni të shuani zërin e opozitës në Parlament

  

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij ditën e sotme në Kuvend, akuzoi mazhorancën dhe specifikisht kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, se me anë të veprime antikushteteuse, po tenton të eleminojë opozitën dhe të zbehë peshën e saj në parlament.

“Prej tre javëve mazhoranca socialiste e ka futur Kuvendin e Shqipërisë në ngërç, duke pamundësuar funksionimin normal të tij. Me veprime të paprecedenta, duke nisur nga sjellja juaj znj. Kryetare, dhe më pas me votime antikushtetutese, ju keni marrë vendimin për të asgjesuar opozitën në Parlament.

 Kurrë në historinë e ketij Parlamenti nuk ka ndodhur që Kryetarja e Kuvendit të shndërrojë veten në specialiste arkive të një partie, duke injoruar Kushtetutën dhe Rregulloren e Parlamentit.

 Kurrë në historinë e këtij Parlamenti nuk ka ndodhur që Kryetarja e Kuvendit të hedh në votim të drejtat e opozitës dhe kundërshtari politik të ketë votuar për ti asgjesuar ato.

 Kurrë në historinë e këtij Parlamenti nuk ka ndodhur që të votohet pa i dhënë as të drejtën e fjalës opozitës për të sqaruar kërkesat e saj.

 Kurrë në historinë e këtij Parlamenti nuk ka ndodhur që mazhoranca ti diktojë opozitës se me kë dhe si duhet të përfaqësohet në Komisionet Parlamentare.

 Kurrë në historinë e këtij Parlamenti nuk ka ndodhur që mazhoranca të rrëzojë brenda një viti 8 kërkesa për Komision Hetimor, pa dhënë asnjë shpejgim, pa bërë asnjë përpjekje për të gjetur konsensus.

 Kurrë në historinë e këtij Parlamenti nuk ka ndodhur që 31 deputetë të opozitës të përjashtohen pse nuk pranojnë poshtërimin që po tenton ti bëjë mazhoranca. Kurrë.

Pse e bëni ju këtë se jeni të fortë, jeni shumicë në popull, jeni duke qeverisur mirë? Jo! E bëni sepse jeni të mbuluar çdo ditë nga skandalet dhe doni të shuani edhe zërin e opozitës në Parlament.”-është shprehur Bardhi.

Ora 17:27
Kaos në Kuvend, Berisha bllokon foltore, të tijtë s’lënë deputetët e PS-së të flasin

1698682906_berisha.jpg

Dy herë është bllokuar deri më tani seanca e sotme në Kuvend pasi deputetët opozitarë nuk lejojnë zhvillimin e saj. Ndërsa Sali Berisha ka bllokuar foltoren dhe është futur live në Facebook, ndërsa të tijtë nuk lejojnë deputetët e tjerë të flasin.

Ora 17:26
VIDEO/ Deputetja e PS merr fjalën, Flamur Noka i shkon mbi kokë dhe i bie tavolinës

 

Opozita ka krijuar sërish kaos në Kuvend. Teksa deputetja e PS Pranvera Resulaj po mban fjalën e saj nga vendi deputeti i PD Flamur Noka i ka shkuar pranë tavolinës dhe shihet teksa flet i tensionuar pa mikrofon në drejtim të saj. Noka shihet teksa i bie tavolinës dhe nuk rresht së thëni "turp, turp".

Ora 17:16
Përplasje fizike mes deputetëve në Kuvend, ndërpritet seanca

 
Skenari i njëjtë si javën e kaluar nga opozita, ka bërë që të ndërpritet seanca plenare. Ndërsa media është nxjerrë nga salla.

Në nisje të seancës plenare në Kuvend, ka pasur përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.

Ora 17:11
VIDEO/ Degjeneron situata në Kuvend, ka përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës! Bledjon Nallbati godet me grusht Vullnet Sinën

 

Ka degjeneruar debati në nisje të seancës plenare në Kuvend. Ka përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. Ka qenë deputeti i PD Bledjon Nallbati i cili ka goditur me grusht deputetin socialist, Vullnet Sina. Nallbati fillimisht i është drejtuar karriges së deputetit socialist Vullnet Sinaj duke i shkulur mikrofonin, duke bërë që ky i fundit të ngrihet në këmbë. Pasi  e shtyn, Nallbati e godet me grusht, duke e kapur lehtë deputetin e PS, pasi ndërhyjnë për t'i ndarë deputetët e tjerë të pranishëm.

Ora 13:59
Zbardhet shkresa e Kuvendit, urdhri për Gardën: Asnjë pengesë për pjesëmarrjen e deputetëve

1697732232_kuvendiishqiperise.jpg

Megjithëse ditën e sotme ishte njoftuar një seancë plenare kur parashikohet të ketë tensione mes deputetëve të Rithemelimit dhe mazhorancës, Kuvendi duket po ndërmerr masa që mos të ketë përplasje.

Mësohet se Kuvendi ka njoftuar Gardën që të që të mos ketë asnjë pengesë për të gjithë deputetët, duke nënkuptuar kështu edhe 23 ligjvënësit e përjashtuar. Dokumenti është firmosur sot nga sekretaria e Kuvendit.

Ora 13:13
Bardhi njofton deputetët e opozitës: Mazhoranca është tërhequr, ka anuluar vendimin e përjashtimit të 23 deputetëve

Deputeti Gazment Bardhi ka njoftuar kolegët e tij se mazhoranca është tërhequr nga vendimi për të përjashtuar 23 deputetë të opozitës nga Kuvendi për 10 ditë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Bardhi, ka njoftuar deputetët se zyrtarisht i është bërë me dije se është anuluar vendimi i përjashtimit të tyre nga seanca.

 “Të nderuar kolegë, Zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anulluar.” - mësohet të ketë njoftuar Bardhi kolegët.

Kuvendi përjashtoi 23 deputetë të opozitës për shkak të kaosit që krijuan në seancën e 19 tetorit. 

Ora 11:01
Kuvendi sot/ 'Skenari' i Rithemelimit, Garda ka në dorë vendimin që përjashton Sali Berishën e 22 deputetët e Rithemelimit

1697729570_kuvendiishqiperise.jpg

Pritet të jetë një seancë e nxehtë parlamentare kjo e sotmja që pritet të nisë në orën 17:00 ku pritet mbizotërojë tema e akuzave të ngritura nga SPAK ndaj Sali Berishës lidhur me aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

Në faqen zyrtare të Kuvendit krahas njoftimit të seancës është publikuar dhe vendimi që ndalon 23 deputetët e përjashtuar të opozitës të jenë në seancë.

Në vendimin e marrë nga sekretariati për procedurat, votimet dhe etikën që mban datën 19 tetor 2023 shprehet qartë se masa disiplinore ‘përjashtim për pjesëmarrje në komisione dhe në seancë plenare’ fillon më 20 tetor deri më 30 tetor 2023, por ky vendim duket që do të refuzohet nga Sali Berisha dhe deputetët mbështetës të tij të cilët kanë thënë që do të jenë sot të pranishëm në seancë.

Vendimi sipas rregullores i ka shkuar edhe gardës së Republikës që të marrë masa, por deputetët kanë lajmëruar se do të jenë të pranishëm.

Dje Gazmend Bardhi u ka dërguar një mesazh deputetëve të Rithemelimit, mbështetësve te tij që të jenë të pranishëm pasi pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili sipas tij parashikon përjashtimin e tyre për 11 ditë.

Në mesazh Bardhi u shkruan që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të mblidhen para ndërtesës së Parlamentit në orën 16:30 minuta për të shkuar “në grup në seancë”.

“Nesër e hënë, ora 17:00, është planifikuar seanca e radhës plenare. Pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili parashikon përjashtimin tonë për 11 ditë, ne duhet të jemi të gjithë në seancë. Për këtë qëllim, mblidhemi të gjithë bashkë në orën 16:30 për të shkuar në grup në seancë. Ndërkohë, mbledhja e radhës e grupit do të zhvillohet si zakonisht, të martën, datë 31 Tetor, ora 13:00. Ju përshëndes!" shkruhej në mesazhin e Bardhit drejtuar dje deputetëve të Rithemelimit.

Vendimi i perjashtimit të deputetëve
Deputetët e përjashtuar 

1. Sali Berisha
2. Flamur Noka 
3. Albana Vokshi
4. Xhelal Mziu
5. Gazmend Bardhi
6. Bledion Nallbati
7. Edmond Spaho
8. Saimir Korreshi
9. Lindita Metaliaj
10. Ramadan Likaj
11. Luan Baçi
12. Lefter Geshtenja
13. Ina Zhupa
14. Helidon Bushati
15. Isuf Çela
16. Asllan Dogjani
17. Bujar Leskaj
18. Lodovik Hasani
19. Tritan Shehu
20. Greta Bardeli
21. Sorina Kote
22. Kastriot Piroli
23. Kasëm Mahmutaj  

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Grushti: 31/10/2023 07:50

    Sali qelbesira do te heqi vemendjen e opinionit nga krimet qe i ka bere ketij populli per 30 vjet, por jo o kafshe ato skan per tu haruar brez pas brezi dhe ti ke per ti paguar te tera nje per nje o kufome e ndyre.Ti je dhe do ngelesh llumi haleve se hale je.

    Përgjigju
  • Iris: 31/10/2023 02:58

    Dhe keshtu budallenjte e Rithemelimit rane brenda vete me kembet e tyre ne kurthin qe u ngriten socialistet duke u hequr perjashtimin e duke ndaluar garden te reagonte megjithese priteshin tensione ne salle.U perjashtuan 10 dite heren e kaluar,perjashtimi u hoq dhe keta rifilluan avazin.Te shohim sa do t'i perjashtojne kesaj radhe.Dhe le te shpresojme qe seanca tjeter pa keta plangprishes te jete me normale e me produktive!

    Përgjigju
  • Gjergj: 30/10/2023 23:46

    Ju duken tè neveritshèm? Po ashtu janè. Ju duken budallenj? Jo, nuk janè tè tillè. Po luajnè rolin e fundit, para se SPAK tè shkojè ti marrè nè shtèpi. Shpresojnè qè me skena tè tilla, tu thonè atyre qè ju jepnin qofte deri dje, pèr tè vjedhur vetè miliona,,,,dilni, sakrifikohuni, digjni, shkatèrroni siç iu kemi mèsuar nè tè kaluarèn. Mirèpo askush nuk po u shkon mè pas. Askush nuk do tè shkojè nè burg, pèr tè parè Saliun nga Vuçidoli tek krekoset nè vilat e dhèndrit hajdut. Askush nuk sakrifikon jetèn e tij, pèr njè Monikè gojèshthurur dhe vilat e saj me banjo edhe pèr macet. Jo, jo, shumè nga ata qè i pèrdornin deri dje si gallofè, iu kanè bèrè glasèn. JUST DO IT SPAK.!!!

    Përgjigju
  • Thirrje: 30/10/2023 19:21

    Meqe Monika ju permendi gazetarve dashnoret duke mos patur minimunin e edukates dhe etikes artehere po i rreshtoj dhd une dy te Mones qe i di te sigurte e gjithe Tirana: 1. Tan Lepuri 2. Toni i Kombinatit. Te tjere nuk di, kush di ti rreshtoje. I shari te shan dhe akuzon si bastard ne media. Ne po themi te verteten. Sa per Cirkun me majmune te se ashtequajtures opozite nuk ja vlen te flasesh. Nallbati per interes te Sali Qametit goditi Vullnet Sinen, dikush duhet ti tregoje se ka prekur lumin e vlores dhe duhet te kerkoje falje sepse ne nuk falim.

    Përgjigju
  • Arbëri: 30/10/2023 18:19

    Parlamenti shqiptarë identik më ate në Serbin fashiste më ndihmen e Edvin shkjaut shqipfolës. Ky është ballkani i tyre serborus !

    Përgjigju
    • Scutari: 30/10/2023 20:44

      Idi jebi se!!

    • Kafsha: 30/10/2023 20:10

      Si perfundim ti nuk behesh.leter e djegur

  • Shkodrani-Belgjike: 30/10/2023 17:59

    Shum mirë ja u banen, pse i lat me hy në parlament, apo ju zemergjërë, tan bota po qesh me ju. Opozika ka mbaruar bashk me viçidolin.

    Përgjigju
  • Qytetari: 30/10/2023 17:54

    Ata nuk Jan deputet por jane rrugecer,sa te jete Sali qeni shqiperia nuk ka qetësi,haram i paci ato rroga te majme qe merrni

    Përgjigju
  • AltinTop: 30/10/2023 17:46

    Edhe ato qe u japin voten njelloj jane…nuk eshte rastesi sellja ne parlament.

    Përgjigju
    • Baba: 30/10/2023 20:34

      Ik o homo

  • Ndergjegja: 30/10/2023 17:17

    Parlamuti shqiptar eshte i teri nje shkop qe ka rene ne llumin e fekaleve dhe ske nga ra kapesh

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 30/10/2023 17:08

    Per poziten qeverisese ne Tirane nuk perben ptoblem krimi dhe korrupsioni shqiptar,por ptoblem eshte ALBIN KURTI NE PRISHTIN DHE ATJE DUHET TE BEHET GODITJA NE KOVENDIN E KOSOVES. NASTRADINI I TIRANES INVESTOJ PER VEPREN E PAFTYRE TE PDK+LDK NE KUVENDIN E KOSOVES.

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 30/10/2023 13:24

    Sinqerisht turp per kuvendin dhe ata qe merren me vendimet, po çfar eshte kjo o te nderuar, nje her vendim prejashtim 10 dite pastaj e anulloni, vertet qesharake apo i nenshtrohuni kercenimit te gazmend bardhit te cilin edhe vetem komandant sali berisha e ka quajtur vrases te doktorrit ne Elbasan, nese i nenshtrohuni kercenimit te gazmend bardhit ateher merreni ta marri edhe pushtetin dhe keshtu tja q....j nanen kujt te do, turp sepse po dhunoni institucionet dhe po perdhosni edhe votuesit shqiptar qe kan votuar qe ne shqiperi te jeter shtet ligjor.

    Përgjigju
  • Mergimtari: 30/10/2023 08:24

    Opozita e ka vendin ne Kuvend,ku duhet te shpalos gjithe problematikat ne dobi te vendit.Ne Kuvend,nuk eshte vendi sherrexhinjve dhe penguesave te punes se tij.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 30/10/2023 08:17

    GazkaBardhoshkës po artikulon deshiren e deputeteve te pozites se edhe keta kodoshe e deshirojne nje tip rremuje ne parlamutin shqiptar.

    Përgjigju
  • Meri: 30/10/2023 07:54

    Ne presim nga këta "politikan" të falimentuar,të na ndtyshojnë mënyrēn e jetesēs ???.këta ven në parlament për tē luajtur teatēr e Tallin b..... me ne.

    Përgjigju
  • Iris: 30/10/2023 01:33

    /Ne grup ne seance/?! D.m.th, /grushtbashkuar rreth partise/ (Salise)! Jeta imiton artin e tabllove te kohes se realizmit socialist.Te shohim cfare hyrje spektakolare do te bejne sot.

    Përgjigju
  • Gazmenta Lozonjare: 30/10/2023 00:23

    Eh mi Gazmenta, ste kenaqin me tek e tek, tani i do vetem grup

    Përgjigju
  • Luku: 29/10/2023 21:47

    Mod i jepni shume rendesi ketij tipi ,se feputet e beri Luli me liste ,se te ishte per te as filja e tij nuk do ta votonte

    Përgjigju
  • Altin: 29/10/2023 20:09

    O i lodhur, nuk fiton vota po i shkove pas te mbyturit.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 29/10/2023 16:06

    Deputeteve te salehutstalinist populli nuk u ka borxhe,por ketyre te salehut+gazkësbardhoshes u kane shume borxhe deputetet e rilindjes....

    Përgjigju
  • Linda: 29/10/2023 15:01

    Bardhin dredharaku qe vetem lef si kone ne parlament nuk e kupton dot asnjehere se cfare roli luan .Ne parlament shkojn per te bere rremuj jo per pune se rrogen e quajn si "borxh" qe u ka populli tua japi ketyre "gangstereve" te Berishes.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 29/10/2023 13:35

    Gazka i Bardhës eshte tere mesazhe jo vetëm per 23 deputetet e tij por mesazhet e tij ngrohin te 139 deputetet e ketij parlamenti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?