Gjyqtari Astrit Kalaja dhe foto nga Kuvendi

Politikë

Nesër seancë plenare, nis me 1 minutë heshtje për gjyqtarin e vrarë, opozita kërkon debat për sigurinë në Gjykata

8 Tetor, 13:08| Përditesimi: 8 Tetor, 16:38

  • Share

TIRANË- Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të nderojnë nesër me 1 minutë heshtje gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e gjyqit më 6 tetor. Propozimi u bë nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla në Konferencën e Kryetarëve.

Por, opozita nuk mjaftohet me kaq. Kreu i grupit të PL, Tedi Blushi kërkon debat për sigurinë në gjykata. Në fjalën e tij në Konferencën e Kryetarëve, Blushi tha se Kuvendi nuk mund të mblidhet vetëm për të miratuar procesverbale, duke theksuar se vrasja e gjyqtarit është alarm për sigurinë e jetës.

“Kuvendi nuk mund të mblidhet vetëm për të miratuar procesverbale. Akti terrorist i ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja, alarm kombëtar për sigurinë e jetës, kjo të jetë teme e diskutimeve Kuvendi mos të mjaftohet me 1 minutë heshtje, por të shndërrojë në teme debati sigurinë e jetës. Krimi ka marre yrysh, shqiptarët më të pasigurt se kurrë. Sot çdo shqiptar ndihet i kërcënuar nga krimi i organizuar dhe krimi ordiner.

Vrasja e gjyqtarit, krim shumë i rëndë që trondit ndërgjegjen kombëtare. Kuvendi të debatojë për realitetin tragjik ku ndodhet vendi, ku krimi sfidon pa frikë ligjin. E turpshme qe KLGJ bën publik paralajmërimet e qeverisë për sigurinë e gjyqtarëve, vetëm pasi ndodhi vrasja e gjyqtarit”, tha Blushi.

Nga ana tjetër, PD propozoi që Astrit Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut” dhe kërkoi nga institucionet të nisin kryerjen e procedurave përkatëse.

Vrasja e gjyqtarit Kalaja në sallën e Apelit të GJKKO-së ka nxitur debat mbi sigurinë në institucionet e drejtësisë. Nesër për të diskutuar mbi këtë çështje, nesër gjyqtarët do të zhvillojnë një mbledhje të jashtëzakonshme, ndërsa prokurorët i kanë kërkuar Olsian Çelës që të thirret Mbledhja e Përgjithshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?