Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiç

Kosova & Rajoni

Nesër takimi Putin-Vuçiç, presidenti serb me kamera në dorë si turist në Moskë(FOTO)

1 Tetor 2018, 15:35| Përditesimi: 1 Tetor 2018, 15:47

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohet nesër me presidentin rus Vladimir Putin.

Në një deklaratë për mediat Vuçiç u shpreh se prioritet i bisedimeve do të jetë situata në Kosovë, ku presidenti rus i informuar mbi ngjarjet e fundit do të japë mendimin e tij.

Takimi i planifikuar që më parë vjen menjëherë pas trazirave që kanë ndodhur në veri të Kosovës.

Alksandër Vuçiç

Gjithashtu zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov konfirmoi se rritja e tensioneve në Ballkan do të jetë një nga temat kryesore të diskutimit.

Serbia dhe Rusia këtë vit shënojnë 180 vjetorin e fillimit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Ndërkohë Vuçiç ka mbërritur në Moskë ku edhe ka bërë rolin e turistit. Media serbe 'Tanjug' ka postuar foto të kryeministrit me kamera në dorë.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?