Nesër votohet Buxheti 2025 nen për nen, rikthehet Sali Berisha! PD depoziton 34 amendamente, PS drejt refuzimit: Provokim politik!

2 Dhjetor, 17:39| Përditesimi: 2 Dhjetor, 22:04

  • Share

Në Kuvendin e Shqipërisë pritet të votohet të martën (nesër, 3 Dhjetor), buxheti nen për nen i vitit 2025, pasi ka kaluar shqyrtimin dhe diskutimet në të gjitha komisionet parlamentare. 

Në seancën që konsiderohet ndër më të rëndësishmet e aktivitetit parlamentar, rikthehet pas gati 1 viti mungese për shkak të arrestit shtëpiak dhe akuzave në dosjen e aferës “Partizani”, Sali Berisha, i cili buxhetin prej 8.2 mld eurosh e ka konsideruar si draftin e vjedhjeve të mëdha. 

Tashmë në liri, Sali Berisha, teksa një ditë para njoftoi edhe 2 amendamente në buxhet me firmën e tij, paralajmëron rikthim të fuqishëm në Parlament.

“Ju jeni dëshmitarë se si dritarja zëvendësoi parlamentin dhe Edi Rama në fjalimet e tij shprehte vrerin e papërmbajtur ndaj dritares. Kështu që unë kthehem nesër në Parlament në vazhdim të betejës sime gjer në fitore. Kjo është!”, shprehet kryetari i PD ndër të tjera.

Rikthimi i Sali Berishës u shënjua me depozitimin e 34 amendamenteve të PD-së për buxhetin e vitit të ardhshëm, mes të cilave 2 mbajnë firmën e tij. 

Por Burime për Report tv, bëjnë me dije se mazhoranca pritet të refuzojë amendamentet e demokratëve dhe të ngrejë në seancë plenare kartonët e kuq. 

Gjatë mbledhjes së grupit amendamentet e Partisë Demokratike janë konsideruar provokim politik nga socialistët, ç’ka priret të reflektohet edhe në qëndrimin e tyre në seancë.

E teksa dinamika në Parlament pritet të ndryshojë me rikthimin e Sali Berishës, në rast të ndonjë skenari kaotik dhe moslejimi nga opozita të një seancë normale, do të kalohet direkt në votim.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?