Gazment Bardhi dhe Ardian Dvorani

Nesër votohet në Kuvend anëtari 'Kushtetueses', Bardhi: Kandidatura e Dvoranit e papranueshme! Burime për Report Tv: Grupi i PD s’merr pjesë në votim

20 Dhjetor 2022, 19:55| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 20:09

  • Share

Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në votimin për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, nesër në Kuvend. Burime për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku, nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, bëjnë me dije se sipas tyre kandidatura e Ardian Dvoranit është e papranueshme për në Gjykatën Kushtetuese.

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar, pas sqarimeve të dhëna për problemet në procedurën kushtetuese të përzgjedhjes, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka marrë vendim për të mos marrë pjesë në votimin për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.

Deputeti demokrat Gazment Bardhi në një shënim në rrjetet sociale thekson se meritokracia dhe jo preferencat politike janë baza e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese. Sipas Bardhit Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë kurrë seksion i Partisë Socialiste.

‘Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë kurrë seksion i Partisë Socialiste. Kandidatura e Ardian Dvoranit është e papranueshme për çdo opozitar! Meritokracia dhe jo preferencat politike janë baza e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese.’- shkruan Bardhi.

Mazhoranca votoi dje kalimin për seancë plenare të tre kandidaturave, Mariana Semini, Ardian Dvorani dhe Arta Vorpsi të përcjella nga KED, duke respektuar renditjen e caktuar nga KED. Sipas ligjit, kuvendit i duhet shumica e cilësuar prej mbi 84 votash në seancë plenare për të përmbysur renditjen e KED. Në të kundërt, Mariana Semini pritet të jetë gjyqtarja që do të plotësojë vakancën në Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj, tha se një prej kandidatëve nuk ka kaluar filtrin e Autoritetit të Dosjeve, pretendim që e rrëzoi kryetarja e komisionit Klotilda Bushka. Report TV ka siguruar shkresën e Avokatit të Popullit nga ku mësohet se kandidati për të cilin flet Alibeaj, është Ardian Dvorani. Në shkresë thuhet se Ardian Dvorani nuk ka kaluar filtrin e Autoritetit të Dosjeve.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Go west: 21/12/2022 09:32

    E ke thene mire Labi. Ku Dvorani nje ushtar besnik i ligjit dhe ku Mariana nje "koleksionuese" diplomash e titujsh. Varje! Kjo eshte nje qoke dyfishe ndaj Ilirit dhe ndaj Marjanes e dy Sokoleve "dridhe like" . Ndersa nga Rakipi, qe i ka provuar ne kurriz shqelmat e politikes,nuk pritej.

    Përgjigju
  • Labi: 20/12/2022 20:05

    100 herë më mirë se ajo skuthja Mariana Tutulani. Por Dvoranit mirë ju bë se ja futën të vetët Sokol Sadushi, Sokol Binaj dhe Arben Rakipi duke nxjerrë të parën në listë atë dhe të dytin Ardianin. Tipi luftë klanesh. Përseri edhe këtu fitoi klani i Lali Erit njëlloj si ke SPAKU

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?