Sot zgjedhje në Himarë, Shqiptarja.com dhe Report Tv në transmetim maratonë: Nga vota e parë tek rezultati

3 Gusht, 19:30| Përditesimi: 4 Gusht, 07:03

  • Share

Himariotët do t’i drejtohen sot kutive të votimit për zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së tyre.

Nga ora 07:00 Report Tv do të jetë në transmetim maratonë për të përcjellë të gjithë procesin zgjedhor që pritet ti japë fund sagës së një bashkie pa kryetar, pas arrestimit të Fredi Belerit, e më pas edhe të kryetarit të detyrë Jorgo Goro. Edhe shqiptarja.com do të përcjellë në kohë reale të gjithë informacionet dhe zhvillimet.

23 mijë e 74 qytetarë të Himarës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur mes dy kandidatëve, Vangjel Tavo i socialistëve dhe Petro Gjikuria i opozitës. Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në 19:00 deri kur të largohet votuesi i fundit.

Në Himarë do të aplikohet vetëm identifikimi elektronik dhe qendrat e votimit do të jenë të monitoruara me kamera ashtu si në çdo palë zgjedhje.

Në zgjedhjet e 14 majit 2022 ishin 7 mijë qytetarë që zgjodhën të votojnë, ndërsa mbetet për tu parë sot sa do të jetë pjesëmarrja.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 03/08/2024 22:14

    KORRUPSIONI shqiptar, vè nè dyshim integritetin territorial. Kjo èshtè "zgjedhjet" e Himarès. Grekèt,,,janè finokè. Pèr sa kohè e dinin qè Enveri ua q.. nènat edhe nè varr, ,as qè e provonin lojèn. Tani,kanè Saliun,,,,,rrasja Shqipèrisè. Ky kryeministèr,,,e ka mèndjen tek pazaret me Saliun,,,,,dhe ja ku jemi..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?