Kosova & Rajoni

Nesër zgjedhjet presidenciale në Kroaci, Kitaroviç favorite

21 Dhjetor 2019, 09:02| Përditesimi: 21 Dhjetor 2019, 09:04

  • Share

Atmosferë zgjedhjesh në Kroaci ku të dielën, më 22 Dhjetor qytetarëve kroatë do t'u kërkohet të votojnë Presidentin e Republikës, për herë të shtatë që nga pavarësia e vendit.

Presidentja aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviç është favorite me 28.3% të votave, ndërsa Zoran Milanoviç, ish-kryeministri, është sfiduesi i saj kryesor.

Një tjetër pretendent i dukshëm është edhe Miroslav Skoro. Këngëtarit popullor dhe ish-deputetit të partisë konservatore, i cili kandidon si i pavarur, disa sondazhe i japin rritje të vazhdueshme.

Në fillim të vitit 2020 Kroacia do të marrë përsipër, për herë të parë, presidencën e rradhës të Këshillit të Bashkimit Europian dhe për këtë arsye sytë e Ballkanit janë përqëndruar mbi të.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?