Politikë

Nesho për Report Tv: Marrëveshja e mineraleve SHBA-Ukrainë, garatuese për të mbyllur luftën me Rusinë! Arritja më e madhe në 100 ditët e para për Trump

1 Maj, 15:50| Përditesimi: 1 Maj, 16:00

  • Share

Ditën e sotme është bërë e ditur dhe arritja e marrëveshjes mes SHBA dhe Ukrainës për mineralet, një marrëveshje që hedh një hap të rëndësishëm edhe në negociatat për mbylljen e luftës me Rusinë.

Kjo çështje ka qenë tema e diskutimit edhe në "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, ku nëpërmjet një lidhjeje Skype ka qenë i ftuar ish-Ambasadori i OKB-së Agim Nesho.

Nesho ka folur fillimisht për marrëveshjen e mineraleve dhe për karakteristikat e saj lidhur me zhvillimet që sjellin në raportet midis SHBA-së dhe Ukrainës. Ish-Ambasadori e ka komentuar marrëveshjen edhe si biznes, edhe si politikë.

Ai ka theksuar ndër të tjera se Zelensky me këtë marrëveshje ka bërë hapa përpara, por edhe ka siguruar një privilegj në marrëveshjen e ardhshme për mbylljen e luftës me Rusinë.

Pyetja:A është kjo një marrëveshje biznesi apo politike? 

Nesho: Në fakt është të dyja bashkë. Ukraina e ka kuptuar që marrëveshja me SHBA i siguron Ukrainës një sovranitet më të rritur, një paprekshmëri në ushtrimin e veprimtarisë së saj, duke u bashkuar me SHBA. Kjo ishte ndoshta dhe gabimi i Zelenskyt, që angazhimi dhe bashkëpunimi me SHBA ishte një farë garancie dhe sigurie për të. Duhet të themi, Nertil, që SHBA është e vetmja fuqi botërore, e vetmja fuqi demokratike që pas shekujve të historisë së saj 200-vjeçare ka tentuar, ka pushtuar vende të tjera për arsye të caktuara. Asnjëherë nuk ka mbetur, asnjëherë nuk ka shfrytëzuar për të marrë vetë mineralet dhe pasuritë e vendeve të tjera, ka hyrë për të realizuar doktrinat e caktuara, por edhe për të promovuar stabilitetin dhe paqen. Në këtë kuptim, veprimi i Zelenskyt është një hap që e çon përpara. Një hap që e bën Ukrainën, jo vetëm të barabartë, por edhe të privilegjuar në marrëveshjen e ardhshme që mund të ketë me Rusinë.

Nesho e ka komentuar marrëveshjen e mineraleve si një fitore të madhe të presidentit të SHBA në këto 100 ditë të qeverisjes së tij.

Nesho: Kjo është një nga fitoret dhe do duhet ta ndajmë që 100 ditët e para të Donald Trump, të një presidenti, që duhet thënë se ka bërë një kthesë historike në SHBA. Amerika është fuqia më e madhe e demokracisë në botë që ka aparatin e "Check and Balance", domethënë që bën balancimin e fuqive.

Në fund, ish-Ambasadori i OKB-së Agim Nesho ka dhënë dhe opinionin e tij lidhur me fundin e luftës Ukrainë–Rusi.

Pyetja: A mendoni se do t’i japë fund luftës në Ukrainë?

Nesho:Lufta është një proces për t’u mbyllur. Është një proces më i ndërlikuar, po kjo është një lëvizje tepër e zgjuar e ukrainasve, të barabartë sepse në një farë mënyre ata bëhen partnerë me SHBA. Për shembull një rast: Donald Trumpi ka negociuar se zona e Zaporishtes ka centralin më të madh nuklear për energji në Ukrainë.

është që të menaxhimin e saj ta bëjnë Amerikanët.

H.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?