Vrasja e Pjerin Xhuvanit, eksponent i PS-së, ditën e sotme në Elbasan, nga shoqëruesi i Gazment Bardhit, kandidat për deputet në këtë qark, është tema e diskutimit në emisionin Repolitix, në Report Tv. Analisti Plator Nesturi, duke folur në lidhje me dinamikën e ngjarjes, tha se sipas burimeve të tij, viktima Pjerin Xhuvani, ka telefonuar policinë.
‘Policinë e ka thërritur i ndjeri pas një konflikti fizik që ka pasur mes dy palëve. Kemi një sherr i cili ka ndodhur më parë’- tha Nesturi.
Ndërkohë sipas Arben Meçajt, kemi të bëjmë me një ngjarje politike. Meçaj tha se vrasësi Arbër Paplekaj, ka dalë nga frugoni dhe siç shihet nga vendi i ngjarjes nuk është në kushtet e provokimit. Sipas Meçajt, Xhuvani është vrarë vetëm pak metra larg shtëpisë së tij dhe ka telefonuar policinë pasi poshtë shtëpisë së tij ka pasur një sherr. Po ashtu ai shtoi me tej se kemi të bëjmë me një grup të gatshëm, për vetë mënyrën sesi lëvizin me furgona, i cili është tipik i përdorur në shumë ngjarje.
'Kjo është një ngjarje e paralajmëruar. Aktorët në këtë ngjarje nuk kanë të bëjnë fare me Elbasanin. Personi që ka bërë vrasjen nuk ka lidhje me Elbasanin. Ngjarja është tipike politike dhe është bërë për politikë. Kemi një person që del nga furgoni i PD-së, cfarë do të thotë se nuk është në kushte të provokimit. Përtej këtij trotuari ndodhet shtëpia e tij që është vrarë. Dhe ai që është vrarë ka lajmëruar se poshtë shtëpisë së tij ka sherr. Ju bëni gabim që e interpretoni si badygard i Gazmentit, kemi të bëjmë me një grup të gatshëm. Ke një furgon, flitet për një trup të organizuar. Furgoni është tipik që është përdorur në shumë ngjarje. Ai furgon nuk përfaqëson trupë shoqërimi, por grup. Ai është në trupin e sigurisë demokratike. Këtij i ka dalë jashtë kontrollit situata.'- tha Meçaj.
Ndërkohë për ish-drejtuesin e policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj, për ngjarjen nuk ka mjatueshëm informacion dhe duhet të ishte policia ajo që të sqaronte edhe më tej dinamikën e ngjarjes.
‘Kemi pak informacion, aq sa nuk dimë se nga t’ja fillojmë, apo sa më të saktë. Policia e shtetit duhet të japë një deklaratë zyrtare dhe të detajuar se çfarë ka ndodhur.’- tha Hajdarmataj.
Grup Militar =Shtet-Paralel i Fashisteve të PD së!
PërgjigjuSi kujtuat ju se do bleni vota prap Ju ka hasur sharra në gozhde Qendroni se jeni trima Ju
Nuk kam fjale per "presidentin e vendit tim"! GJuha e tij eshte e njejte me ate te berishes! Zot mos na provo perseri lufte civile si 1997!
Përgjigju