Foto ilustruese

Kronikë

Nesër nuk do të ketë ujë për 10 orë në këtë zonë të Durrësit

9 Shtator 2019, 19:26| Përditesimi: 9 Shtator 2019, 19:37

  • Share

DURRËS-Në Fushë- Kuqe nuk do të  ketë ujë  gjatë ditës së nesërme nga ora 08.00 deri ne oren 18.00 nga ndërprerja e energjisë elektrike në stacionin e pompave.

Sipas Ujesjelles Kanalizime nderprerja e  energjisë elektrike do të jetë në linjën 110 kV Lac 1-Fushë- Kuqe.

OST ka njoftuar se do të stakohet energjia gjatë kësaj periudhe kohore dhe për këtë arsye pritet të ketë çrregullime në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Durrësit. UKD thotë se  situata do  të jetë e  përkohëshme. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?