Kryeministri Izraelit Benjamin Netanjahu u kujdes personalisht të dërgonte një grup gazetarësh të huaj në Gaza, të cilëve u tha se do të çlirohet, me ose pa mbështetje të huaj. Ai këmbënguli se plani i qeverisë izraelite për të pushtuar Gazën është mënyra më e mirë për t'i dhënë sa më shpejt fund luftës
"Afati kohor që kemi përcaktuar për ndërhyrjen është mjaft i shpejtë. Ne mund të arrijmë një rezultat që mbron popullsinë civile dhe godet Hamasin në të njëjtën kohë. Nuk ishte qëllimi ynë të shpërbënim Hamasin, por tani është",- ka deklaruar Netanjahu.
Kryeministri izraelit tha se në Rripin e Gazës ka ende mijëra terroristë të armatosur të Hamasit të cilët janë zotuar të përsërisin “egërsinë e sulmit” të 7 tetorit 2023.
Ai u ndal edhe në akuzat se pengon ndihmat humanitare, duke njoftuar hapjen e korridoreve të sigurta për shpërndarjen e tyte.
Sipas tij, të vetmit që qëllimisht vdesin nga uria janë pengjet, duke treguar një foto të pengut Evyatar David, i cili kishte humbur shumë peshë.
Kundërshtimi ndaj planit të pushtimit të Gazës nga Izraeli po rritet gjithnjë e më tepër. Italia nënshkroi një dokument bashkë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Francën dhe 5 vende të tjera, duke hedhur poshtë me forcë vendimin e qeverisë Netanyahu për të nisur një tjetër operacion ushtarak në shkallë të gjerë në Rrip. Nga ana tjetër, mijëra njerëz protestuan në Tel Aviv kundër kryeministrit.
Komente
