Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pranuar se Izraeli ka ende “punë për të bërë” për të fituar mbështetjen e brezit të ri në vendet perëndimore.
Në një intervistë për podcast-in britanik Triggernometry, Netanyahu u pyet nëse ekziston rreziku që Izraeli të humbasë mbështetjen e qeverive perëndimore kur brezi i Gen Z (të lindurit mes viteve 1997 dhe 2012) të vijë në pushtet.
“Nëse po më thoni se ka nevojë për më shumë punë për të fituar brezin Z dhe mbështetjen në Perëndim, atëherë po, është e vërtetë”, tha ai.
Sipas tij, qëndrimet kritike të këtij brezi ndaj Izraelit janë pjesë e një “fushate më të gjerë anti-perëndimore” dhe foli për një “konspiracion të organizuar kundër Izraelit dhe Perëndimit”, pa përmendur se kush qëndron pas tij.
Një sondazh i fundit i Gallup zbuloi se vetëm 6% e amerikanëve të moshës 18-34 vjeç kanë një opinion pozitiv për Netanyahun, ndërsa vetëm 9% mbështesin ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza.
Komente
