Bota

Netanyahu: Fundi i luftës në Gaza, kur të plotësohen 3 kushte, s’ka zgjidhje veçse të vijojmë luftën

20 Prill, 13:13| Përditesimi: 20 Prill, 14:52

  • Share

Të paktën 92 palestinezë u vranë dhe më shumë se 200 të tjerë u plagosën gjatë dy ditëve të fundit në Gaza ndërsa Izraeli intensifikon operacionet e tij në të gjithë enklavën.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se vendi i tij nuk ka zgjidhje veçse të vijojë të luftojë në Gaza. Sipas tij lufta do të përfundojë vetëm kur të realizohen tre objektivat, shkatërrimi i Hamasit, lirimi i të gjithë pengjeve dhe sigurimi që Hamasi nuk përbën asnjë kërcënim për Izraelin në të ardhmen.

Netanyahu është nën presion në rritje jo vetëm nga familjet e pengjeve dhe mbështetësit e tyre, por edhe nga ushtarët rezervistë dhe pensionistë izraelitë, të cilët vënë në dyshim vazhdimin e luftës pasi Izraeli prishi një armëpushim muajin e kaluar.

Kryeministri izraelit pretendon se Hamasi e refuzoi propozimin e fundit për të liruar gjysmën e pengjeve për një armëpushim të vazhdueshëm.

Që kur Izraeli i dha fund armëpushimit, të ndërmjetësuar nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara më 18 mars, sulmet nga ana e shtetit hebre në të gjithë Gazën kanë marrë jetën e rreth 1,800 njerëzve dhe kanë plagosur pothuajse 4,700 të tjerë.

Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës është rritur në 51,157, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e drejtuar nga Hamasi, e cila nuk bën dallimin midis viktimave civile dhe luftarake. OKB thotë se gratë dhe fëmijët përbënin më shumë se dy të tretat e të gjitha vdekjeve.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 20/04/2025 14:03

    Ti o plere e ndyre qe vret femije dhe civile te pafajshem zoti te djegte bashke me gjitthe ata qelbesira qe te mbeshtetin ne ate genocid te felliqur qe po kryen , bota e teegoj veten qe nuk ka as vende demokratike dhe as ddrejtesi por fuksionon ligji i me te fortit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?