Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyhau

Netanyahu i bënë thirrje SHBA-së: Ndaloni bllokadën e armëve! Shtëpia e Bardhë anulon takimin e nivelit të lartë me përfaqësues izraelitë

19 Qershor, 08:39| Përditesimi: 19 Qershor, 12:02

  • Share

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyhau, i ka bërë thirrje SHBA-ve që të ndalojnë bllokandën e armëve për shtetin hebre.

Netanyahu akuzon Biden për vonesë të dërgesës së armëve, por Shtetet e Bashkuara këmbëngulin që shpërndarja të vazhdojë siç është rënë dakord’, sipas La Repubblica.

Në një video të publikuar Netanyhau citon Churchillin ku thuhet: "Na jep mjetet dhe ne do ta përfundojmë punën shumë më shpejt".

Ushtria izraelite tha se planet operacionale për një ofensivë në Liban janë "miratuar dhe vërtetuar".

Njoftimi vjen pas sulmeve të përsëritura nga Hezbollahu dhe grupet aleate palestineze në Liban në Izraelin verior, duke rritur frikën për një konflikt më të gjerë.

Pas këtyre thirrjeve të kryeministrit izraelit, Shtëpia e Bardhë ka anuluar një takim të nivelit të lartë të fokusuar në Iran me përfaqësuesit izraelitë.

Video e kryeministrit izraelit, i cili akuzoi publikisht Uashingtonin se po bllokon ndihmën ushtarake për shtetin hebre, duket se ka ngjallur zemërimin e këshilltarëve më të afërt të presidentit amerikan Joe Biden.

"Amerikanët janë të zemëruar. Videomesazhi ka bërë shumë dëme", kanë thënë dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Ora 12:01
Wall Street Journal: SHBA po vonon shitjen e F-15 Izraelit

Shtëpia e Bardhë po ngadalëson shitjen e 50 avionëve luftarakë F-15 në Izrael, pavarësisht se ka dritën jeshile nga Kongresi. Kështu ka bërë të ditur Wall Street Journal, ndërsa polemika mes dy vendeve është ndezur.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka akuzuar hapur administratën Biden për bllokimin e dërgesave të armëve dhe në një video të djeshme ai përdori tone shumë të ashpra. Uashingtoni u përgjigj duke anuluar një takim të nivelit të lartë për Iranin të planifikuar për nesër.

Sipas asaj që raporton WSJ, pas dritës jeshile muajin e kaluar nga dy deputetë demokratë, pritej njoftimi zyrtar për shitjen e F-15 por ende nuk ka ndodhur. Departamenti i Shtetit iu përgjigj gazetës se nuk ka politikë për të ngadalësuar transferimet e armëve:

"Ne jemi duke vlerësuar taktikisht kohën. Pyetja nuk është nëse, por kur."

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?