Kryeministri i Izrealit Benyamin Netanyahu, i kërkoi dje anëtarit të kabinetit të luftës Benny Gantz, që të mos largohej nga qeveria e emergjencës kombëtare të Izraelit.
“Të mos heqim dorë nga uniteti, duhet të vazhdojmë të tregojmë përgjegjësi”, ishte apeli i kryeministrit në plataformën X.
Anëtari i kabinetit të luftës Benny Gantz, do të mbante një konferencë shtypi për të njoftuar dorëheqjen e tij, në mosmarrëveshje me linjën e kryeministrit për luftën dhe të ardhmen politike të Rripit të Gazës.
Pas bastisjes së ushtrisë që çoi në lirimin e 4 pengjeve, Gantz e anuloi takimin.
Lajmi kryesor:
Sulmi izraelit në Nuseirat, shefi i Hamasit: Rezistenca do të vazhdojë! Turqia dënon ofensivën izraelite në Gaza! Gatz drejt dorëheqjes
S.B/ReportTv.al