Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka kërkuar Presidentit të Kolumbisë, Gustavo Petro, të ndërmjetësojë për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës, përfshirë shtetasen kolumbiane Elkana Bohbot.
“Si një vend që ka bashkatdhetarë mes 136 pengjeve të mbajtura nga terroristët e Hamasit në Gaza, Kolumbia ka kauzë të përbashkët me Izraelin që të angazhohet për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të burgosurve që nga rrethanat e rënda të 7 tetorit”, tha Netanyahu.
Ministri në një letër të datës 11 janar, por të sapo bërë të ditur nga mediat kolumbiane, drejtuar Presidentit Petro, i cili është një mbrojtës i deklaruar i çështjes palestineze. Nuk dihet ende përgjigja e presidentit kolumbian apo anëtarëve të qeverisë ndaj apelit të Netanyahut
Lajmi kryesor:
Lufta/ Gjykata e Hagës pranon çështjen kundër Izraelit: Merrni masa për të shmangur gjenocidin
S.S/ReportTv.al