Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u takua me të dërguarin special të SHBA-së Amos Hochstein në Tel Aviv dhe i tha atij se “Izraeli është i përkushtuar për të sjellë një ndryshim thelbësor në kufirin e tij me Libanin”.
Uashingtoni ka theksuar nevojën për të parandaluar zgjerimin e konfliktit.
Izraeli dhe Hezbollahu janë përfshirë në shkëmbime zjarri të përditshëm ndërkufitar që nga shpërthimi i luftës në Gaza, duke çuar në evakuimin e komuniteteve në të dy anët e kufirit .
“Kryeministri Netanyahu i tha të dërguarit amerikan Hochstein se pas sulmit vrastar të 7 tetorit, Izraeli është më i vendosur, më i guximshëm dhe i bashkuar se kurrë”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë.
Ai shtoi se ata nga fqinjët e Izraelit “që aktualisht nuk e kuptojnë këtë do ta bëjnë akoma shumë mirë, në jug, në veri dhe në të gjitha arenat e tjera”.
Të enjten, udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah tha se grupi “nuk ka frikë” nga përballja me Izraelin, duke u zotuar të luftojë një luftë “pa kufij” dhe “pa rregulla” nëse Izraeli sulmon Libanin.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Media: 2 milionë njerëz marshuan në kryeqytetin e Jemenit në solidaritet për Gazën! Franca: S'i takon Izraelit të përcaktojë të ardhmen e Gazës
S.S/ReportTv.al