Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmit të IDF-së në Jemen tha se kushdo që sulmon, do ta sulmojnë mbrapsht.
"Kushdo që na sulmon, ne sulmojmë. Kushdo që planifikon të na sulmojë, ne sulmojmë. Unë besoj se i gjithë rajoni po mëson forcën dhe vendosmërinë e Shtetit të Izraelit. Regjimi Huthi po mëson me vështirësi se do të paguajë, dhe po paguan, një çmim shumë të lartë për agresionin e tij kundër Shtetit të Izraelit", theksoi ai, duke përgëzuar Shefin e Shtabit, Komandantin e Forcave Ajrore dhe pilotët për sulmin kundër një objektivi ushtarak pranë pallatit presidencial në Sana'a, termocentraleve dhe një depoje karburanti.
Lajmi kryesor:
Sulme izraelite në Jemen, të paktën 2 të vdekur dhe 35 të plagosur! Tanke izraelite edhe në periferi të qytetit të Gazës
S.B/ReportTv.al