Foto: Benjamin Netanyahu
"Lufta në Gaza mund të përfundojë menjëherë", sepse Izraeli ka "pranuar parimet e vendosura nga Presidenti Trump për ta përfunduar atë".
Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke specifikuar se këto përfshijnë "lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve dhe parimet e tjera për t'i dhënë fund luftës që ka nisur Izraeli".
Kryeministri nuk hyri në detaje specifike, por ka përsëritur vazhdimisht se Izraeli do t'i japë fund konfliktit në Rrip pas çarmatimit të Hamasit, demilitarizimit të Gazës, kontrollit izraelit të sigurisë dhe krijimit të një qeverie civile që nuk është në duart e Hamasit.
Lajmi kryesor:
Shpërthime në Doha të Katarit gjatë negociatave, Izraeli: Raketat synuan udhëheqësit e Hamasit! Media: Trump i dha dritën jeshile! 6 viktima
Xh.K/ReportTv.al