Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zbarkuar në Bazën e Përbashkët Andreës jashtë Uashington D.C, përpara takimit të tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, i planifikuar për sonte (e Hënë), raporton The Times of Israel. Ai u prit nga Ambasadori Yechiel Leiter, Konsulli i Përgjithshëm në Nju Jork Ofir Akunis dhe Zëvendës Ambasadori Eliav Benjamin, ndër të tjerë. Ai do të takohet gjithashtu me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio dhe të Dërguarin Special Steve Witkoff më vonë sot. Diskutimet e tij me Presidentin dhe administratën amerikane do të përqëndrohen kryesisht tek lufta në Gaza, ku Hamasi, sipas zyrtarëve të tij, ka humbur tashmë kontrollin nga 80% e territorit. Takimi i kryeminsitrit izraelit dhe Presidentit amerikan vjen vetëm pak ditë pasi Trump, deklaroi se këtë javë mund të arrihet një marrëveshje për armëpushim në Gaza. Të dyja palët kanë pranuar parimisht planin amerikan për armëpushim 60 ditor, ndërsa raundi i parë që nisi këtë të dielë nuk rezultoi i suksesshëm.
Lajmi kryesor:
Raundi i parë i bisedimeve Izrael-Hamas përfundon pa marrëveshje! Netanyahu në Uashington
A.I/ReportTv.al