Bota

Netanyahu merr vendimin, zyra e tij: Do pushtojmë Gazën! Media: Trump është dakord, SHBA mbështet operacionin kundër Hamasit!

4 Gusht, 19:57| Përditesimi: 4 Gusht, 21:10

  • Share

Lëvizje të fuqishme ushtarake në Tel Aviv. Izraeli ka marrë vendimin që të pushtojë Rripin e Gazës, ndërsa SHBA-të gjenden pas tyre në mbështetje të operacionit që deklarohet se bëhet me qëllim për të goditur Hamasin përfundimisht.

"Ne do ta pushtojmë Rripin e Gazës. Vendimi është marrë", tha një zyrtar i lartë nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, informon “La Repubblica”.

"Hamasi nuk do të lirojë më pengje dhe ne nuk do të dorëzohemi. Nëse nuk veprojmë tani, pengjet do të vdesin nga uria dhe Gaza do të mbetet nën kontrollin e Hamasit", u shtua më tej.

Mediat izraelite raportuan se Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë miratimin e tij për një operacion kundër Hamasit.

“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë dritën jeshile kryeministrit Benjamin Netanyahu për të nisur një operacion ushtarak kundër Hamasit. Izraeli dhe Uashingtoni bien dakord që Hamasi nuk dëshiron një marrëveshje”, raporton Ynet.

Mbi 600 zyrtarë të pensionuar të sigurisë izraelite i kanë shkruar Trump, duke i kërkuar atij të ushtrojë presion mbi Netanyahun për t'i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.

Por Netanyahu nuk bën asnjë hap pas.

Së fundmi raportohet se ai i ka thënë shefit të Forcave të Armatosura të Izraelit se “nëse nuk e do operacionin në Gaza, ai duhet të japë dorëheqjen”.

Ai i përcolli një mesazh Shefit të Shtabit:

"Nëse nuk i pëlqen, atëherë duhet të japë dorëheqjen", raportuan mediat izraelite.

Ndërkohë, sipas burimeve mjekësore, të paktën pesë civilë u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën të hënën në një sulm me dron izraelit që shënjestroi punonjësit e ndihmës në rrethrrotullimin Al-Taëam në Rripin verior të Gazës. Agjencia e lajmeve Ëafa e Autoritetit Palestinez raportoi këtë.

Dhe Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se pesë persona të tjerë kanë vdekur nga uria në 24 orët e fundit.

"Të paktën 250 kamionë me ndihma humanitare në ditë në Rripin e Gazës si parakusht për t'u rikthyer në tryezën e negociatave", thuhet se tha Hamasi, sipas Jerusalem Post.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?