Bota

Netanyahu: Plani i Trump për Gazën është në përputhje me qëllimet tona

29 Shtator, 21:14| Përditesimi: 29 Shtator, 21:16

  • Share

1759173407_donaldtrump15gtygmh2509291759171014921hpMain.avif

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se plani i presidentit amerikan Donald Trump për Gazën është në përputhje të plotë me objektivat e Izraelit dhe përbën një hap vendimtar për t’i dhënë fund luftës.

Në konferencën e përbashkët me Trump, ai u shpreh se ky është një moment historik që hap rrugën jo vetëm për paqen në Lindjen e Mesme, por edhe për marrëdhëniet me vendet myslimane përtej rajonit.

“E pranoj planin tuaj për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Ky është një hap thelbësor për të arritur objektivat tanë dhe për të përparuar drejt paqes,” tha Netanyahu.

Duke e cilësuar Trump-in si “mikun më të madh që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”, Netanyahu theksoi se nëse Hamas nuk pranon planin ose nuk e zbaton atë, Izraeli do të ecë përpara i vetëm.

“Ne kërkojmë t’i japim fund luftës dhe të garantojmë sigurinë e qytetarëve tanë. Siguria vjen përmes përvojës dhe vendosmërisë,” shtoi ai.

Netanyahu sqaroi gjithashtu se qëllimi i Izraelit ka qenë të godasë vetëm terroristët, jo vendet që ndërmjetësojnë si Katari.


Lajmi kryesor:

Trump: Netanyahu e ka pranuar planin e paqes për Gazën, Evropa dhe vendet arabe janë të përfshira


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?