Benjamin Netanyahu
Ndërsa shpalli Po-në Izraelit për armëpushimin në Liban (i cili duhet të fillojë nesër në mëngjes), kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi milicitë shiite: "Nëse Hezbollahu shkel marrëveshjen, ne do të godasim".
“Me mirëkuptim të plotë midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, ne ruajmë lirinë e plotë ushtarake” në Liban, tha kryeministri Benjamin Netanyahu në fjalimin e tij drejtuar kombit.
Se sa do të zgjasë armëpushimi në Liban ai tha se "varet nga ajo që ndodh në terren: nëse Hezbollahu riarmatoset, ne do të sulmojmë".
Njoftimi i Netanyahut u bë vetëm në hebraisht, dëshmi e faktit se kryeministri u përpoq t'u drejtohej kryesisht bashkëqytetarëve të tij për t'i qetësuar.
Gjatë fjalës së shkurtër, ai premtoi gjithashtu se banorët e veriut të vendit, të cilët prej muajsh janë detyruar të ikin diku tjetër për shkak të sulmeve me raketa të Hezbollahut, “do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre”.
Lajmi kryesor:
Netanyahu: Po armëpushimit në Liban, nëse Hezbollah shkel marrëveshjen ne do e godasim! Biden: Hyn në fuqi nesër
K.M/ReportTv.al