Benjamin Netanyahu

Bota

Netanyahu reagon pas VIDEOS së Hamasit që shfaq pengjet izraelitë: Mizori pa kufij

3 Gusht, 17:16| Përditesimi: 3 Gusht, 17:20

  • Share

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ashpër pas publikimit të një videoje nga Hamasi, ku shfaqen dy pengje izraelitë të dobësuar dhe të rraskapitur, duke nxitur valë zemërimi dhe shqetësimi në opinionin publik izraelit.

“Kryeministri shprehu trishtim të thellë për pamjet video të publikuara nga organizata terroriste Hamas dhe u tha familjeve se përpjekjet për të kthyer të gjithë pengjet tona vazhdojnë dhe do të vazhdojnë pa pushim,” deklaroi zyra e Netanyahut.

Pamjet u publikuan nga dy organizata islamike dhe synojnë, sipas analistëve, të krijojnë një paralelizëm të zymtë me krizën humanitare në Gaza, ku Kombet e Bashkuara paralajmërojnë për rrezik të “urisë së përgjithshme”.

Një prej skenave më tronditëse të videos tregon një peng që gërmon tokën me lopatë brenda një tuneli, duke simuluar hapjen e varrit të tij – një imazh që ka shkaktuar indinjatë të thellë në Izrael dhe më gjerë.

Në të njëjtën kohë, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Tel Aviv, duke shprehur solidaritet me familjet e pengjeve dhe duke kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm. Protestuesit bënë thirrje për veprime më të forta nga qeveria dhe presion ndërkombëtar ndaj Hamasit.

Netanyahu shtoi se militantët e Hamasit po përdorin qëllimisht civilët në Gaza si mjete propagande, duke bllokuar ndihmat dhe duke ndërtuar një narrativë të rreme kundër Izraelit.

“Bëj thirrje që vendet e botës të mobilizohen për të dënuar pa mëdyshje abuzimet kriminale naziste të organizatës terroriste Hamas,” përfundoi ai.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Parrucjani: 03/08/2025 20:40

    Kjo verteton që Hamasi është vegël. Tani që shum qeveri dhe shoqëri civile janë angazhuar kundër masakrave, papritmas na del kjo video. Një justifikim për kêta të ashtu quajtur lidera të anullojnë deklaratat e ditëve të fundit.

    Përgjigju
  • Turi: 03/08/2025 18:14

    Kur flet dhe ti o ndyresiire per mizori qe nuk lejon asnje media te futet ne territorin Palestiines sepse ke frike se te dalin masakrat qe po kryen atje ? Koken hengsh ti dhe ata qe te mbeshtetin ty te kryeesh genocid o qelbesire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?