Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të udhëtojë për në Hungari këtë javë që vjen, duke sfiduar kështu urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare lidhur me akuzat për krime lufte në Gaza, raporton Reuters.
Gjatë vizitës, që do të fillojë të mërkurën dhe do të zgjasë deri të dielën, Netanyahu do të takohet me homologun e tij hungarez Viktor Orban, i cili e ftoi atë në nëntor, menjëherë pasi gjykata lëshoi urdhër arrestin.
Të gjitha shtetet anëtare të BE, përfshirë Hungarinë, janë anëtarë të GJNP, që do të thotë se atyre u kërkohet të zbatojnë urdhrat e tij. Orban, një nacionalist i krahut të djathtë, ka qenë shpesh në kundërshtim me BE-në mbi standardet demokratike dhe të drejtat e njeriut në Hungari.
Ky do të jetë udhëtimi i dytë i Netanyahut jashtë vendit që kur gjykata shpalli urdhrat, pas një vizite në Uashington në Shkurt për të takuar presidentin e ri të SHBA Donald Trump.
Izraeli ka denoncuar urdhrat kundër Netanyahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, duke i përshkruar akuzat si "të rreme dhe absurde". GJNP ka lëshuar gjithashtu një urdhër për arrestimin e një lideri të Hamasit, Ibrahim Al-Masri.
Komente
