Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, informoi sot ministrat se ai ka shpërbërë kabinetin e luftës.
Kjo shpërbërje e kabinetit vjen pas largimit të Benny Gantz, për të cilën Netanyahu tha se pas largimit të tij nuk do të formohet më një kabinet i ri lufte.
"Kabineti i luftës ishte pjesë e një marrëveshje koalicioni me Gantz, me kërkesën e tij. Meqenëse Gantz është zhdukur, nuk ka më nevojë për një kabinet", shtoi kryeministri.
Kabineti i luftës u formua pas masakrës së kryer nga Hamasi më 7 tetor 2023.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Netanyahu shpërbën kabinetin e luftës pas largimit të Benny Gantz! Izraeli: Hezbollahu ka lëshuar 5 mijë raketa drejt nesh që nga fillimi i luftës
S.B/ReportTv.al