Pas fjalimit të Joe Biden që i siguroi mbështetje të plotë për t’u vetëmbrojtur, një një deklaratë të fundit kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do ta mundë Hamasin.
“Ushtria izraelite do të përdorë menjëherë fuqinë e saj të plotë për të shkatërruar Hamasin”.
Kryeministri izraelit u bëri thirrje banorëve të Rripit të Gazës që të largohen menjëherë nga territori i pushtuar.
Ai tha se Izraeli do të hakmerret për këtë "ditë të zezë" dhe do ta kthejë Gazën në një "qytet rrënojash".
“Lufta e Izraelit kundër Hamasit do të marrë kohë dhe do të jetë e vështirë”, tha kryeministri.
Lajmi kryesor:
Hamasi breshëri raketash mbi Izraelin, 250 të vdekur, 164 pengje! Netanyahu: Do ta shkatërrojmë, jemi në luftë! Jeruzalemi sulm ajror mbi Gaza! 232 viktima, 1,600 të plagosur
B.K/ReportTv.al