'Net të vdekura' në Pogradec, pushuesit: Qyteti liqenor s'ka kuptim pa serenatat në verë

27 Korrik 2020, 17:33| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 17:42

  • Share

Rritja e rasteve me koronavirus solli ndryshime dhe rregulla të reja për subjekte të tilla si klubet e natës, diskot, bar kafe dhe restorantet në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Report TV ndodhet në qytetin e Pogradecit për të parëse si po operojnë përballë kësaj situate subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjatë vijës liqenore.

Vendimi i qeverisë për mbylljen e diskove dhe klubeve dhe ndalimin e muzikës pas orës 20 në bare e restorante ka penalizuar këto biznese puna e të cilave është e lidhur ngushtë me turizmin veror. Të diskriminuar ndjehen edhe këngëtarët që performonin live.

"Mezi e prisnim beharin, nuk jetojmë dot pa muzikën. Në njëfarë mënyre jemi të persekutuar në këtë pikë. Nëse ka hapësirë vërtet duhet të na lejojnë sepse këtu është shumë herë më e përshtatshme për të luajtur. Mendoj se është muzikë e butë qytetare, serenatë", tha një këngëtar.

"Ta ndalosh muzikën në orën 08.00 kur në këtë orë dilet e nuk është se do futesh në shtëpi. Për diskot e natës është një vendim i vonuar bile duhej marrë me kohë, ndërsa lokalet e hapura të mos dëgjosh muzikë, ne kur themi verë kemi parasysh muzikën, qoftë nëpër plazhe por edhe kudo sidomos në Pogradec.  Janë bërë darkat e trishtuara kështu pa muzikë", tha një pushuese.

Në 70 subjekte që operojnë nga Voloreka në Drilon numri i klientëve është i pakët. Operatorët e konsiderojnë të padrejtë ndalimin e muzikës, ndërsa janë detyruar të shkurtojnë vendet e punës.

“Nga viti i kaluar, me këtë vit që jemi tani kemi një rënie thuajse totale. Sepse muzika këtu është shumë e thjeshtë, serenatë që njerëzit janë afruar, po prapë se prapë ka humbur gjallërinë siç ka qenë me vitet e tjera ka patur një rënie shumë të madhe. Nga 50 -60 tavolina kemi arritur në 30 tavolina, edhe shkurtim të personelit”, tha pronari i një lokali.

Mbyllja e muzikës pas orës 20 të mbrëmjes ka shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike të këtyre bizneseve dhe një atmosferë të vaket në këtë sezon turistik veror.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergji: 29/07/2020 16:08

    Komunizem,,,,

    Përgjigju
  • vjeshta: 27/07/2020 21:12

    Mbani distancën e vini maskat!

    Përgjigju
  • altini: 27/07/2020 19:09

    nukme di ku jetoni jupor ne planetin TOKE esht nje covid19 qe ta heq pinin per gjithmone nqs se je me ndonje semundje tjeter.keta tralalate sic thoshte jovan bregu aty e kane mendjen por jeta vazhdon dhe pa tralalane e tyre e te ruhen dhe per me te vjetrit qe kane neper shtepija se kur vdes pastaj e ka fajin qeverija qe vdesin njerezit nga virusi se nuk mori masat e duhura. e dime sh mire qe dhe paret duhen per te hecur perpara por e dime edhe qe po te ikesh ne boten tjeter parate e fituara nuk ta zgjasin jeten mbi toke

    Përgjigju
  • Loran shehu: 27/07/2020 18:03

    Jo re ska kuptim pa serenatat........ , po ka kuptim qe mbas serenatave direkt ke infektivi dhe ti gezoni serenatat pastaj gith jeten ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?