Netët magjike në Korçë, rikthehet ‘Mik Festival’ nga sopranoja Inva Mula

5 Korrik, 18:06| Përditesimi: 5 Korrik, 18:15

  • Share

“Mik Festival” i ideuar dhe drejtuar nga sopranoja shqiptare me fame botërore Inva Mula, rikthehet në edicionin e tij te shtatë, me shumë surpriza dhe performannca ndryshe nga herët e tjera nga artistë shqiptarë dhe të huaj.

Në konferencën për mediat, Mula shpalosi programin artistik të këtij viti që do të shtrihet në katër ditë, në disa lokacione speciale në Korçë.

Qyteti që mirëpret artistë nga Shqipëria dhe e gjithë bota, në këtë edicion do të bëhet skena e “Operetës Agimi, 70 vjet pas vënies së parë në skenë”. Një ditë më pas do të jetë Inva Mula që do të mirëpresë në skenën e ndërtuar enkas për të qindra te apasionuar ne mbremjen Gala Inva & Friends.

Përgjatë ditëve të festivalit që nisin më 11 deri më 14 korrik nuk do të mungojnë as panairet me punime dore. Mik Festival do të ofrohet pa pagese për të gjithë artdashësit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?