Kultura

Netflix merr 'dritën jeshile', do bëjë film librin '100 vjet vetmi'

11 Mars 2019, 14:38| Përditesimi: 11 Mars 2019, 14:41

  • Share

‘Njëqind vjet vetmi’ është një nga librat më të lexuar dhe të përkthyer në 46 gjuhë të botës i shkrimtarit kolumbian Gabriel Garcia Marquez.

Netfix tregon se pas 50 vitesh kundërshtimi është pranuar që libri të kthehet në film. Romani i realizmit magjik  i botuar në spanjisht në vitin 1967 tashmë do të përshtatet për ekran. 2 djemtë e Márquez, Rodrigo Garcia and Gonzalo García, do të shërbejnë si producentë ekzekutivë të filmit.

“Për vite me radhë, babai ynë nguroi t’i shiste të drejtat e librit pasi besonte se realizimi do të ishte i kufizuar dhe prodhimi në një gjuhë tjetër përveç spanjishtes, do të ishte e padrejtë,” tha Rodrigo Garcia në një deklaratë.

Marquez ishte një thesar për popullin kolumbian. Kur Marquez vdiq në moshën 87 vjeçare në 2014, Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos shpalli tri ditë zije kombëtare dhe urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtizë në të gjithë vendin.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?