Neurokirurgjia në QSUT në ‘pikë të hallit’, pa staf, ilaçe e protokoll mjekësor! Në mbrëmje 1 infermier, në reanimacion vetëm 2! Neuroanestezisti: Kirurgët ikin se shteti s’i mbron

23 Janar 2023, 17:38| Përditesimi: 23 Janar 2023, 17:48

  • Share

Edhe pse në spitalin e neurokirurgjisë në QSUT realizohen operacione kaq të vështira kushtet e këtij spitali lënë për të dëshiruar. Në  mbrëmje në pavione shërben vetëm një infermier i cili mezi mbulon me mjekimin bazë të shtruarit për shkak të ngarkesës. Pikërisht neuroanestezisti Kliti Pilika i cili ka qënë pjesë e ekipit mjekësor dhe ka realizuar këtë ndërhyrje kirurgjikale të jashtëzakonshme me pacientin zgjuar denoncon për Report Tv edhe mungesën e medikamenteve  ku krahas kësaj nuk ka asnjë protokoll mjekësor për mjekët. Kjo përkthehet në kërcënime për bluzat e bardha nga familjarët e pacinetëve në rastet kur ndërhyrja kirurgjikale nuk rezulton e suksesshme.

Neuroanestezisti Pilika thotë se pacientët kërkojnë kujdes të veçantë pasi janë totalisht të pambrojtur e ndërkohë stafi mezi kronometron kohën për të kryer mjekimet bazë.

“Që një infermiere, asaj nuk I del koha në darkë përveç mjekimit që duhet të bej, nuk I del koha të kujdeset, të ushqej të sëmurët e kështu. Në darkë ka vetëm një infermiere në pavione, në reanimacion ka dy . Prapë janë pak sepse nëse aty I bëjnë diçka vetes , plus rrin dhe familijarët… në reanimacion aty personeli do t’I bëj të gjitha: do t’i laj, do t’I ndrroj e do t’I ushqej. Fatmirësisht këto kohë nuk kemi patur dhe shumë pacient, por po të punoj reanimacioni me kapacitet të plotë dy nuk mjaftojnë fare”, thotw pwr Report Tv ai.

Por problemi më i madh me të cilin përballen kirurgët sidomos, është mungesa e protokollit mjekësor .

“Protokollet janë që kjo gjë mjekohet me 1,2,3,4 . Dakord psh mund të mos jetë kjo, por unë them psh këtë protokoll ve si shtet edhe me gjithë me gjithë mungesat e protokollit mbaj përgjegjësi s’mbaj unë, mban përgjegjësi ai që ka prodhuar protokollin. me një fjalë unë këto medikamente kam nuk siguroj dot të tjera me këto do ta bëj. Ndodhi gjë që unë nuk e mbuloj dot kurse këtu ska dhe të vjen ai pse nuk e ke përdorur dhe këtë , pse s’keni përdorur dhe këtë. Pastaj kur janë shumë mungesa thonë pse hy në sallë, pse rri aty.  Kjo është arsyeja që i bien në qafë mjekëve dhe kjo është arsyeja që ikin nëpër Gjermani dhe nuk është arsye fortë financiare, pasi të ik kirurgu për arsye financiare nuk të ikën kurrë. Kirurgu ikën se I çajnë kokën. E mërzisin me të gjitha këto gjërat. Ndodhi një aksident, doli një fëmijë i dekotikuar, iku në Itali. Anestezisti dhe kirurgu nuk qe shqiptar ,qe austriak , por anestezisti po kërcënohet nga familjarët sot. Tani ç’taksirat ka ai, këto janë gjëra që ndodhin dhe I është thënë që janë gjëra që ndodhin , atë e çuan në Itali e që nga Italia marrin kërcënojnë ansestezistin", thotë Kliti Pilika, Neuroanestezist.

Mjeku shprehet I shqetësuar dhe për mungesën e disa prej medikamenteve të nevojshme për anestezi gjatë operacioneve.

“Remifentanil dhe propofol. Propofoli është futur, por nuk ka sasi të madhe që unë të punoj të bëj operacione çdo ditë. Punën tone e vështirësojnë ncik. Ne vazhdojmë të punojmë siç ka punuar bota 20 vjet përpara , po punojmë. Operacione janë bërë. DO thuash dikur shkonin me cerre ne Kinë., tani nuk shkojnë më ,por kjo është, por akoma s’ka hyrë te ne kjo metodë e re që të themi nuk punojmë dot me të vjetrën . Pengon sigurisht”, pwrfundon Kliti Pilika, neuroanestezist.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Spiro: 23/01/2023 19:38

    Po perse tu mbroj shteti ju....? ju jeni me te korruptuarit mbas gjykatave ,apo kerkoni nga shteti qe mos tju ngacmojne nga perfitimet e hallexhinjeve..

    Përgjigju
    • Engjelli spiros: 24/01/2023 07:30

      Ik vrit veten kur te te bije halli atehere

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?