Bota

Nevada, 2 milion persona do të shkojnë për të ‘takuar’ UFO-t në zonën 51

23 Gusht 2019, 12:45| Përditesimi: 23 Gusht 2019, 13:36

  • Share

Sipas MondoFox, një ftesë në ‘Facebook’ është kthyer në katalizorin e të entuziasmuarve pas UFO-ve, të cilët janë të ftuar të mblidhen në 20 shtator në afërsi të zonës 51 në Nevada, baza e famshme amerikane, “shtëpia” e jashtëtokësorëve dhe anijeve kozmike.

Sipas teorive të konspiracionit, baza ushtarake amerikane në shkretëtirën e Nevadës ruan trupa të mysafirëve që kanë vizituar Tokën.

Misteri më i famshëm i lidhur me zonën është padyshim aksidenti famëkeq Roswell që ndodhi në vitin 1947.

Teoritë e komplotit tregojnë për një përplasje që ndodhi midis dy anije kozmike.

Sipas tyre, trupa të jashtëtokësorëve ruhen në brendësi të Zonës 51.

E vetmja gjë e sigurt është se në shkretëtirën e Nevadës ekziston një bazë ushtarake super sekrete amerikane, aq sa zona gjithmonë është mbrojtur nga një numër i madh trupash që patrullojnë perimetrin me xhipa, të ndihmuar nga sensorë.

Komento

Komente

  • Fredi: 23/08/2019 18:01

    Shum të shkurter kta ufo, si xhuxh vlonjat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?