Nevil Dede është larguar nga Tirana pak çaste para ndeshjes me Laçin, që ishte në program këtë të hënë. Ka qenë një mosmarrëveshje me presidentin Halili ajo që ka ndarë palët, ndërsa lajmin e largimit e ka konfirmuar vetë Dede për Report Tv.
Dede erdhi te Tirana në javën e katërt të Superligës, duke marrë vendin e Egbos, ndërsa aventura e tij te bardheblutë kampionë në fuqi zgjati 12 ndeshje.
Komento