Bota

New Jersey, një nxënës godet me thikë drejtorin e shkollës së mesme

15 Qershor 2019, 03:45| Përditesimi: 15 Qershor 2019, 03:49

  • Share

Drejtori i një shkolle të mesme në New Jersey teksa po zhvillonte provim, u godit me thikë në gjoks nga një nxënës. Studenti, ishte një djalë 14-vjeçar i cili nuk është identifikuar ende.

Pas goditjes ai hodhi thikën dhe ngriti duart lart, tha policia. Principal Kurt Schweitzer dhe studenti u trajtuan për lëndime të cilat nuk ishin kërcënuese për jetën.

“Askush nuk është në rrezik, asnjë student nuk u lëndua”, shkruante departamenti i policisë në Facebook.

Studenti është marrë në paraburgim dhe është akuzuar për dy akuza për sulme të rënda dhe dy akuza për posedim të armëve thuhet në deklaratën e policisë.


 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?