Gareth Bale

New Jersey, Real fiton 2-1 miqësoren ndaj Romës

8 Gusht 2018, 09:30| Përditesimi: 8 Gusht 2018, 09:33

  • Share

Real Madrid ka mundur 2-1 Romën në miqësoren e fundit të zhvilluar në New Jersey në kuadër të International Champions Cup.

Spanjollët e drejtuar nga Julen Lopetegui morrën shumë shpejt një avantazh të dyfishtë ku fillimisht kaluan në epërsi me Marco Asensio. Ishte minuta e dytë kur Gareth Bale jep një asist fantastik për Asensio që mposht portierin e verdhekuqve. Turneu i Amerikës ishte i uellsianit Bale dhe kjo vërtetohet kur pas një kundërsulmi të mirë Real shënon golin e dytë me Bale në minutën e 15-të.

Ajo që mundi të bënte Roma ishte vetëm të ngushtonte diferencën e golave me Strootman 7 minuta nga fundi. Real fiton 2-1 ndaj Romës në miqësore dhe është gati për Superkupën e Europës.

Gareth Bale njeriu i momentit thotë se Reali duhet të përmirësohet por në sulm është mjaft mirë. Ndërsa trajneri Julen Lopetegui flet për merkaton duke pranuar se Mateo Kovacic mund të largohet dhe ka thënë:

Kovacic ka kërkuar të largohet pavarësisht se mund të kishte një rol të rëndësishëm tek Real. Dhe nëse largohet kroati na duhet patjetër një tjetër lojtar i nivelit të tij.

Julen Lopetegui

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?