Bota

New York, 25 vjeçarja zbulon se ka gjak blu, por jo për tituj fisnikë

21 Shtator 2019, 13:37| Përditesimi: 21 Shtator 2019, 13:40

  • Share

Një vajzë 25-vjeçare nga New York u shtrua në Spitalin Miriam, me disa simptoma, duke përfshirë dobësinë, gulçimin dhe ngjyrën e saj të pazakontë.

Mjekët më pas vazhduan të bënin teste për të zbuluar se gjaku në venat e saj nuk ishte më i kuq… por blu.

Mjekët u çuditën, pastaj e kuptuan shkakun e simptomës së pazakontë - vajza e re kishte pasur një reagim negativ ndaj një ilaç me bazë benzokainë për të trajtuar dhimbjen e dhëmbëve.

25-vjeçarja kishte dy ditë që po merrte ilaçe nga dentisti i saj.

Rasti i vajzës është shumë i rrallë, një nga ato raste që lexohen vetëm në librat mjekësorë. Për këtë arsye, vetë pacientja përfundoi në faqet e para të revistave mjekësore dhe gazetës ‘New England Journal of Medicine’.

Mjekët, pasi e vizituan, e diagnostikuan atë me methemoglobinemi, një çrregullim i shoqëruar me ndryshimin e formës së hekurit në gjak që nuk është më i lidhur me oksigjenin.

Për të kthyer gjakun në ngjyrën e tij të kuqe, te vajza u injektua një ilaç që lejonte oksigjenin të kthehej në nivele normale.

Komento

Komente

  • Vitore: 03/10/2020 12:19

    Jo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?