Bota

New York, 3 oficerë policie vetëvriten në më pak se 10 ditë

16 Qershor 2019, 00:59| Përditesimi: 16 Qershor 2019, 01:10

  • Share

Tre anëtarë të Departamentit të Policisë së New York-ut  janë vetëvrarë në më pak se 10 ditë, tha të premten komisioneri i policisë, James P. O'Neill.

Javën e kaluar, një shef i respektuar dhe një detektiv me përvojë, vdiqën brenda 24 orëve, tha O'Neill. Të premten, një "oficer polici vetëm 29-vjeçar " vdiq në Staten Island, tha komisioneri.

"Kjo është një krizë e shëndetit mendor dhe ne - NYPD dhe profesioni i zbatimit të ligjit në tërësi, absolutisht duhet të ndërmarrin veprime," tha O'Neill në një deklaratë.

"Kjo nuk mund të lejohet të vazhdojë. Policët shpenzojnë aq shumë nga ditët e tyre për të ndihmuar të tjerët, por para se të ndihmojmë njerëzit që shërbejmë, është e domosdoshme që ne së pari të ndihmojmë vetveten. Ne duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin. Ne duhet ta trajtojmë çështjen tani, duhet të flasim, dhe duhet t'i japim fund kësaj krize, së bashku ", u shpreh O’Neill.

 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?