Selia qendrore e New York Times

Bota

New York Times nënshkruan marrëveshje historike me Amazon, Alexa do të përdorë përmbajtje të gazetës amerikane

30 Maj, 14:48| Përditesimi: 30 Maj, 15:01

  • Share

New York Times ka nënshkruar një marrëveshje historike dhe shumëvjeçare me Amazon, duke vendosur në qendër të partneritetit inteligjencën artificiale. Sipas njoftimit zyrtar të së enjtes, gazeta prestigjioze amerikane do t’i ofrojë përmbajtjet e saj redaksionale “në një gamë të gjerë përvojash për klientët e Amazon”.

Për shembull, përdoruesit e asistentit virtual Alexa do të mund të dëgjojnë përmbledhje dhe ekstrakte të shkurtra të artikujve direkt përmes pajisjeve të Amazon, si Amazon Echo, me mundësinë për të kaluar te artikulli origjinal përmes një linku. “Bashkëpunimi do t’i bëjë përmbajtjet origjinale të New York Times më të aksesueshme për klientët përmes produkteve dhe shërbimeve të Amazon, përfshirë edhe lidhjet direkte me produktet e Times-it”, thuhet në deklaratë. Kjo përfshin jo vetëm artikuj gazetaresk, por edhe receta nga NYT Cooking dhe materiale nga The Athletic, suplementi sportiv i gazetës.

Gjithashtu, artikujt dhe përmbajtjet do të përdoren për të trajnuar inteligjencën artificiale të zhvilluar nga vetë Amazon.

“Ky është një bashkëpunim në përputhje me parimin tonë të konsoliduar se gazetaria e cilësisë së lartë duhet të shpërblehet financiarisht”, u shpreh në një komunikim të brendshëm CEO e New York Times, Meredith Kopit Levien. “Kjo përputhet me qasjen tonë për të siguruar që puna jonë të vlerësohet siç duhet, qoftë përmes marrëveshjeve tregtare, ashtu edhe përmes respektimit të të drejtave tona të pronësisë intelektuale.”

Përplasja me OpenAI

Referenca e Levien për “respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale” nuk është aspak rastësore. New York Times është ende në mes të një beteje ligjore me kompanitë OpenAI dhe Microsoft. Në dhjetor të vitit 2023, gazeta paditi të dy kompanitë për shkelje të të drejtave të autorit, duke i akuzuar se kanë përdorur miliona artikuj për të trajnuar sistemet e tyre të inteligjencës artificiale. Procesi ligjor është ende në zhvillim. Në mars, një gjykatës federal hodhi poshtë kërkesën e OpenAI për të hedhur poshtë çështjen.

Pavarësisht se si do të përfundojë procesi, përplasja mes New York Times dhe OpenAI/Microsoft mund të krijojë një precedent historik për industrinë e inteligjencës artificiale dhe mënyrën si përdoren përmbajtjet mediatike në këtë kontekst.

Edhe Getty Images në betejë për të drejtat e autorit

Në këtë përballje ligjore nuk bëhet fjalë vetëm për tekste, por edhe për imazhe. Agjencia e njohur fotografike Getty Images po zhvillon betejën e saj për të mbrojtur përmbajtjet e veta. Getty ka paditur kompaninë Stability AI, krijuese e modelit të famshëm Stable Diffusion, duke e akuzuar se ka përdorur 12 milionë imazhe të mbrojtura me të drejtë autori për të trajnuar inteligjencën artificiale të saj.

“Kjo është një qasje ndaj inovacionit e bazuar në parimin ‘vepro shpejt dhe shkatërro gjërat’,” tha CEO i Getty në një intervistë për CNBC. “Ne nuk jemi kundër konkurrencës”, shtoi ai. “Por kjo nuk është konkurrencë e ndershme – është vjedhje.”/Corriere della Sera

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Peqin Dozhala: 30/05/2025 23:36

    Cka more??? Kosi haet more apo pihet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?