Prestigjozja New York Times ka publikuar një reportazh për jetën dy rusëve dhe ukrainasit të arrestuar për spiunazh në uzinën ushtarake në Gramsh. Mikhail Zorin pretendon se i gënjeu policët nga frika kur u tha se ishte agjent rus, ndërsa Svetlana Timofeyeva thotë se është fotografe dhe ish-bashkëshorti i saj ka qenë pjesë e grupit VVagner.
Gazeta amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull së fundi jetës së dy rusëve dhe ukrainasit që u arrestuan pranë ish- uzinës ushtarake në Gramsh me akuzë e spiunazhit. Blogerja ruse, Svetlana Timofeyeva e vendosur tashmë në listën e të kërkuarve ndërkombëtarë nga autoritetet ruse, thotë se ka aplikuar për azil politik në Shqipëri.
“Burgu në Rusi është më i keq se këtu në Shqipëri, nuk mund të udhëtojë pasi pasaporta është konfiskuar nga autoritetet shqiptare”, tha Svetlana Timofeyeva.
Kërkesën e Moskës për ekstradimin e saj e quan hakmarrje sepse është kundra luftës. Teksa shprehet për jetën e saj, detaj mjaft interesant është se ish bashkëshorti i saj ka punuar fotograf për grupin famëkeq ushtarak Wagner.
Kur jetonte në Moskë ajo punoi me ministrinë e Kulturës, 9 muajt në burg i kaloi duke mësuar shqip dhe vizatuar male. Shpresoj shumë të eksploroj Shqipërinë dhe të shoh atraksione te saj. A është spiunazh nëse merr një varkë për të eksploruar Sazanin?
Fama si spiune ruse e ka ndjekur edhe në burg, siç tregon 34-vjecarja tashmë puna e fotografes s’mund të realizohet.
Sipas Timofeeva grupi kishte vizituar uzina të tjera ushtarake në Shqipëri, por nuk kishin hasur probleme, derisa erdhën në Gramsh.I vetmi në arrest shtëpie, Mikhail Zorin gjysmë ukrainas, pranon që spërkati me piper rojet e uzinës së Gramshit.
Zgjodhëm uzinën e braktisur të armëve sepse dukej e shkatërruar, por pa e ditur që ishte objekt ushtarak. U afruan dy burra, nuk e dija që ishin rojet, nga frika nxora sarajin. E pranova që isha spiun rus pasi isha i detyruar, nga frika se mos më ndodhte diçka më e keqe. E kuptoj që kjo ishte shumë budallallëk. Kur të lirohem nuk do të kthehem në shtëpi, kam frikë se mos më rekrutojnë dhe dërgojnë të luftoj në Ukraine kundra vëllezërve.
Sipas artikullit, Mikhail Zorin pranon se shpiku një histori: se agjencia e inteligjencës ruse i kishte kërkuar të spiunonte në Shqipëri dhe kishte thënë se familja e tij në Rusi do të përballej me pasoja nëse nuk do ta bënte. Ai sot thotë se e kupton që kjo ishte një gabi, por gazeta citon se në atë moment, i izoluar dhe i paaftë për të kontaktuar familjen apo miqtë, ai besonte se të deklarohej si spiun ishte alternativa më e mirë.
Pretendimet e të akuzuarve për “spiunazh” se ishin dhunuar nga policia shqiptare, janë hedhur poshtë nga zëdhënësi i policisë së shtetit. ‘Eksploruesit urbanë’ siç e quajnë veten, për të kursyer para jetojnë në një apartament të vogël ndërsa miqtë dhe familja u dërgojnë para për shpenzimet. Atyre u ndalohet të largohen nga Shqipëria derisa të ngrihet një aktakuzë ose të rrëzohen të gjitha akuzat. Çështja pritet të “mbyllet” në gushtin e 2024.
Interesi i /NYT/ per kete rast,pavaresisht pallavrave qe thone keta /turiste/, nuk eshte pa arsye.
Përgjigju