Bota

New York Times: Si ka ndikuar ndryshimi i algorimit të Facebook në uljen e shikueshmërisë së postimeve të politikanëve?

9 Prill 2021, 16:08| Përditesimi: 9 Prill 2021, 16:59

  • Share

Facebook ka bërë disa ndryshime drastike me algoritmin duke bërë që politikanët të jenë të dizavantazhuar sa i përket audiencës dhe rrjedhimisht edhe pëlqimeve që ata marrin. 

Në ndryshimet e reja të bëra publike, thuhet se në Kanada, Brazil dhe Indonezi dhe në javët në vijim në SHBA dhe më gjerë rrjeti social do të ulë ndjeshëm postimet me përmbajtje politike.

"Gjatë këtyre testeve fillestare ne do të shqyrtojmë mënyra të ndryshme për renditjen e përmbajtjes politike në burimet e lajmeve të përdoruesve  duke përdorur sinjale të ndryshme dhe më pas do të vendosim për qasjet që do të përdorim në të ardhmen", tha Aastha Gupta, një drejtore e menaxhimit në Facebook .

Facebook paralajmëroi ndryshimin muajin e kaluar kur Mark Zuckerberg, tha se kompania po eksperimentonte me mënyra të ndryshme për të hequr debate politike përçarëse midis përdoruesve.

“Një nga informacionet kryesore që po dëgjojmë nga komuniteti është që njerëzit nuk duan politikë ”tha ai.

Duke bërë që kështu postimet e politikanëve që ju ndiqni nuk do të shfaqen më aq shpesh në faqen e parë të Facebook, sa shfaqen postimet e miqve tuaj apo faqeve të tjera që ju ndiqni.

Siç raporton edhe ‘New York Times’,  përmbajtja nga agjencitë dhe shërbimet zyrtare qeveritare do të përjashtohet nga ndryshimi i algoritmit, ashtu si informacioni për Covid-19 nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Muajin e kaluar,  Zuckerberg tha se përdoruesit do të ishin akoma në gjendje të diskutojnë për politikë brenda grupeve private.

Një vendim i tillë i Facebook ka nxitur kritika të shumta nga të dyja palët. Liberalët kanë fajësuar kompaninë për lejimin e përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe keqinformimit, ndërsa konservatorët kanë pretenduar se ato ishin censuruar.

Bërja e Facebook më pak politik mund të kënaqë kritikët që e fajësojnë atë për rritje të polarizimit partiak. Por lëvizja mund të shkurtojë edhe kohën që përdoruesit kalojnë në aplikacion. Postimet politike përbëjnë vetëm rreth 6 përqind të asaj që përdoruesit amerikanë përdorin në Facebook. Por duke pasur parasysh dhimbjet e kokës që këto postime i kanë shkaktuar kompanisë, nuk është mister pse dëshiron ta zvogëlojë këtë numër.

Por si ka ndikuar ky ndryshim i algorimit të Facebook në uljen e pëlqimeve dhe shikueshmërisë në profilet zyrtare të disa prej liderëve politikë më aktivë në botë, përfshirë këtu edhe kryeministrin Rama i cili është politikani më numrin më të lartë të ndjekësve në Shqipëri?

Po të shohim postimet e Presidentit Amerikan Joe Biden dhe zv.Presidentes Kamala Harris para ndryshimit të rregullave nga Facebook dhe pas ndryshimit që kompania ndërmori. Diferenca është e thellë. Presidenti Biden në janar kishte në një foto mbi 1.7 milionë pëlqime ndërkohë që sot nuk ke kalon 116 mijë . Kjo ulje me më shumë se 10 herë e aktivitetit tregon se facebook e ka shtrënguar shumë algoritmin, duke bërë që postimet e politikanëve të mos shfaqen në faqen e parë të përdoruesve siç shfaqeshin më parë, por shumë herë më pak.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?