Ambientet e News 24, letra e Ministrisë dhe Delina Ibrahimaj

News24: Rama kërkon të na dëbojë nga godina! Ministria e Ekonomisë: Kontrata 20 vjeçare ka skaduar, nuk paguajnë qira prej 6 vitesh

2 Shtator 2022, 15:44| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 17:04

  • Share

Në vijim të polemikave pas nisjes së aksionit të IKMT për prishje të 2 pishinave të resortit “Prestige” tek Mali i Robit në Durrës, News 24, media e pronarit të hotelit Irfan Hysenbelliu, ka hedhur një akuzë tjetër në drejtim të Qeverisë dhe Kryeministrit Rama. News 24 ka publikuar një letër ku nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave i kërkohet shoqërisë ‘Focus Media News’, të lirojë godinën në të cilën ky televizion qëndron prej 20 vitesh. ''Duke u përballur me këtë situatë, shoqëria ‘Focus Media News’ apeloi vendimin në Gjykatën e Tiranës, ku edhe mori të drejtën e saj, ndërsa togat e zeza vendosën që të rrëzonin qeverinë, duke e cilësuar urdhrin e saj si të paligjshëm'' shkruan kompania.

Por në një reagim Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron se situatë qëndron krejtësisht ndryshe. Ministria ka bërë publike dokumentin me njoftimin që i është dërguar mediave të z. Hysenbelliu dhe thotë se  20-vjeçare ka përfunduar më 25 korrik të këtij viti dhe nuk paguajnë qira prej 6 vitesh.

“Në vazhdën e sulmeve të mbushura me trillime, të cilat kanë shënjestruar muajt e fundit institucionet e Tatimeve dhe Doganave, nga mediat e zotit Irfan Hysenbelliu, sot  ka dalë një tjetër në adresë të MFE.  Sipas tyre, Kryeministri ka kërkuar lirimin e ambienteve shtetërore të marra me qira nga grupi mediatik i zotit Irfan Hysenbelliu për t'i mbyllur gojën mediave të tij. Kjo është një shpifje dashakeqe, si plot të tjera të prodhuara nga ky grup mediatik. Bëjmë me dije se : Po, ka pasur një kontratë qiraje mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe “Focus Media Group”, e cila ka përfunduar në datën 25.07.2022. Referuar kontratës së lidhur dhe konkretisht nenit 7 “Zgjidhja e kontratës”, pika 7.1, parashikohet që:  “Kontrata zgjidhet me mbarimin e afatit të përcaktuar në pikën 3.1 të kësaj kontrate”. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, me cilësinë e subjektit qiradhënës, ka njoftuar subjektin përmes korrespondencës shkresore mbi përfundimin e afatit të kontratës së qirasë për godinat që duhet t'i kthehen shtetit”, bën me dije Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila nënvizon se  “Gazeta Panorama”, pjesë e “Focus Media News” që ushtron aktivitetin e saj në të njëjtat godina, rezulton të mos ketë paguar as qiranë prej 6 vitesh.

Sa i përket pretendimit të News24 se ka një vendim gjykate që i jep të drejtë Ministria thotë se Gjykata ka vendosur thjesht pezullimin e zhvendosjes së mediave deri në një moment kur do të ketë një vendim përfundimtar të formës së prerë.

“Deklarata e mediave të zotit Irfan Hysenbelliu, se gjykata e ka shpallur të paligjshme shkresën e MFE është një trillim. Gjykata ka marrë një vendim pezullimi proceduarial të lirimit të godinave shtetërore, derisa çështja të trajtohet dhe zgjidhet me vendim gjyqësor të formës së prerë. MFE e respekton plotësisht këtë vendim dhe pret që gjykata t'i njohë shtetit të drejtën e tij për të rimarrë pronën që i takon.  Por kjo, as nuk ka lidhje me lirinë e mediave të zotit Irfan Hysenbelliu, as nuk e ndryshon faktin se zoti Irfan Hysenbelliu i përdor mediat e tij për të shantazhuar përfaqësuesit e shtetit dhe dizinformuar publikun, për të mbuluar problemet shumë serioze që bizneset e tij kanë me ligjin”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Kujtojmë se mediat e z. Hysenbelli kanë shkruar se IKMT ka hyrë në mënyrë të paligjshme në objekt pasi leja është firmosur nga vetë kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të KKT. Ndërsa Ministria e Brendshme ka botuar dokumentet e lejes dhe shkruan në Facebook se këto dokumente vërtetojnë pikërisht të kundërtën. Ministria e Brendshme shkruan se leja është me kusht, ku thuhet ajo do të jepet vetëm pasi të plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse dhe asnjëra prej tyre nuk është plotësuar. 

Njoftimi për përfundimin e kontratës

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anis: 03/09/2022 09:45

    Me kujton sulmet qe bente saliu ndaj top channel dikur. Vinte gjoba dhe i thoshte te ikni nga piramida.

    Përgjigju
  • XHAVIT KARAJ: 02/09/2022 16:24

    O Zonja ministër po prap ju shteti jeni fajtor e skeni turp e dilni e jepni interviewte. Po kur kta prej 6 vjetve paguajn qira ju pse i Lini e nuk i nxirni më shkelma jasht kush e ka faijn ? Ju për një njeri që sparen korentin e fusin në burg. Pra kjo tregon që jeni shtet leshi më keq se Rexhep Kasap Bule Leka [ kepi ] që është me 7 klas shkoll e bo si fillozof.

    Përgjigju
  • Taulant: 02/09/2022 16:07

    Eh mor Fane do i shpallesh lufte shtetit kur je i zhytur deri ne fyt ne gjiriz. Se shteti ka mbyllur syte deri tani ndaj shkeljeve te tua s'do te thote qe s'do te kete nje fillim per fundin tend dhe me duket se ai tashme eshte afer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?