Nex Mexico

New Mexico 'zyrtarizon' aromën e tij, unike për këtë shtet

2 Shkurt 2023, 12:54| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 13:10

  • Share

New Mexico thotë se ka një “aromë zyrtare”. Era e specave djegës që piqen në New Mexico përhapet në çdo rrugicë gjatë vjeshtës. Tani, ka ardhur koha që gjithë bota ta njohë këtë aromë pasi vetë zyrtarët e vendit e promovojnë këtë ushqim dhe vendin si një atraksion kulturor.

Autoritetet po diskutojnë që Neë Mexico të ketë një aromë zyrtare shtetërore, një propozim që ka gjasa të mos kundërshtohet.

"Është shumë unike për shtetin tonë," tha senatori Bill Souler. “Jam përpjekur të mendoj për ndonjë gjë tjetër që ka një erë apo aromë kaq të veçantë në mbarë vendin dhe nuk mund të mendoj për ndonjë.”

Për New Mexico, speci djegës (i njohur si chile) është më shumë se një përbërës kyç për çdo vakt. “Të kuq apo jeshil?” është një pyetje e zakonshme atje.

Specat e tyre përdoren në gatime si edhe për pluhura apo salcat e famshme. Vendosja e kësaj arome si aromë zyrtare mund të shërbejë për të promovuar Neë Mexico-n në mbarë botën.

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?