Neymar

Neymar, baba për herë të tretë: Zbulon emrin dhe gjininë e bebit

20 Korrik, 11:53| Përditesimi: 20 Korrik, 12:00

  • Share

Futbollisti i njohur Neymar është bërë baba për herë të tretë. Përmes një postimi në Instagram, ai njoftoi se në jetë ka ardhur vajza e tij, Helena.

Vogëlushja ka lindur më 3 korrik dhe duket se futbollisti e ka prezantuar edhe me djalin e madh.Sipas shtypit rozë nëna e vajzës është modelja Amanda Kimberlly.

Neymar është baba i Davi që erdhi në jetë kur futbollisti ishte 19-vjeç nga raporti i tij me Carolina Dantas. Neymar është edhe babai i Mavie, 9 muajshe, me Bruna Biancardi.

Të dy, tashmë të fejuar, së fundmi janë rilidhur pas disa ndarjesh. Futbollisti e tradhëtoi Brunën gjatë shtatzënisë e mes tradhtive ishte edhe ajo me Amanda Kimberlly, me të cilën sot ka një vajzë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?