Dëmtimi i Neymar

Neymar dëmtohet sërish, pak minuta në fushë dhe zëvendësim

5 Nëntor, 12:34| Përditesimi: 5 Nëntor, 12:35

  • Share

Ylli brazilian i sulmit, Neymar ka marrë një tjetër dëmtim me Al Hilal në Arabinë Saudite.

Sulmuesi është dashur të zëvendësohet vetëm pak minuta pas futjes në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Azi ndaj Esteghal. Ai u largua nga loja për shkak të një lëndimi, vetëm pak minuta pasi hyri në ndeshjen e tij të dytë që nga rikthimi prej dëmtimit të rëndë që e kishte pësuar një vit më parë.

Ylli brazilian hyri në lojë në minutën e 57-të, mirëpo pas pak minutave u zëvendësua duke ngritur shqetësime të mëdha për gjendjen e tij.

Incidenti ndodhi kur Neymar Jr. kontrolloi një pasim nga Marcos Leonardo. Pas këtij rasti, Neymar preku këmbën dhe sinjalizoi për një zëvendësim.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?