Neymar

Neymar: E vështirë të gjesh forcën për të luajtur sërish futboll

7 Korrik 2018, 18:34| Përditesimi: 7 Korrik 2018, 18:52

  • Share

Eliminimi i Brazilit nga Kupa e Botës “Rusi 2018” ka zhgënjyer të gjithë fansat e kombëtares “Selecao”, që edhe pse ishte favoritja kryesore për ta fituar këtë event, tashmë do ta shohë pjesën e mbetur të Botërorit nga shëpia.

Protagonisti shumëpritur i këtij ekipi ishte sulmuesi Neymar, që më shumë se për golat e realizuara do të mbahet mend për skenat e tij në fushën e lojës, ku rrëzohej thuajse pas çdo kontakti.

Në një postim në faqen e tij zyrtare “Instagram”, sulmuesi i PSG-së shprehet:

Mund të them se ky është momenti më i trishtueshëm i karrierës time. Dhimbja pas eliminimit është shumë e madhe, pasi ne e dimë se i kishim të gjitha mundësitë për t’u kualifikuar dhe për të shkuar më tej, për të bërë historinë. Por nuk ishte dita jonë. Është e vështirë të gjesh forcën për të luajtur sërish futboll, por e di që Zoti do të më ndihmojë të jem sërish i fortë për t’u përballur sërish me këdo. Dua të falënderoj Zotin, edhe pse u mundëm, pasi e di që rruga jote është shumë herë më e mirë se e imja. Jam i lumtur që isha pjesë e kombëtares së Brazilit, jam krenar për gjithçka bëmë në Botëror. E lamë në mes ëndrrën tonë, por ajo ëndërr nuk është shuar as nga mendja dhe as nga zemra jonë

Shkruan Neymar në rrjetin social Instagram


Postimi i Neymar në Instagram

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?